SHPËRNDAJE

Janë bërë saktësisht 28 ditë që nga lansimi i versionit iOS 7 dhe një raport i ri del se 71 % e pajisjeve iOS tashmë janë modernizuar më versionin e ri iOS 7.

iOS 7 është parë me shumë skepticizëm pas lansimit, në sajë të karakteristikave të reja dhe një pamje të re drastike. Pavarësisht ankesave, hulumtimi i fundit nga Mixpanel ka thënë se ky version jo vetëm që tani është prezent në iPhone, iPad, dhe iPod Touch por ai është shpërndarë në një mënyrë shumë të shpejtë.

Versioni iOS 6 përbrenda 30 ditëve kishte arritur të instalohet në 61 % të pajisjet iOS, mirëpo tani rekordin e ka thyer shumë lehtë versioni iOS 7 me 71%.

Apple nuk ka konfirmuar ende shkarkimet zyrtare të iOS 7, por është e mundur që rreth këtyre shifrave më shumë të dëgjoni gjatë ngjarjes së kompanisë për shtyp që është paralajmëruar më 22 Tetor.

Ne kemi bërë një video praktike të këtij versioni që mund ta shihni në videon më poshtë: |ameble|

[youtube id=”Qq5xLeFSOuM” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE