SHPËRNDAJE

Aktivisti i internetit dhe gjeniu i programimit Aaron H. Swartz, ka bërë vetëvrasje në qytetin e New York-ut më datë 11 Janar, duke u përballur kështu për një gjobë 1 milion dollarësh dhe deri në 35 vjet burg mbi akuzat federale përreth pirateri të kompjuterve (computer hacking).

Swartz vdiq të premten në moshën 26 vjeç, xhaxhai dhe ekipi i tij ligjor kanë konfirmuar ketë në një koment të dhënë për portalin The Tech.
“Informacioni tragjik dhe zemërthyes që keni dëgjuar është për fat të keq i vërtetë,” kanë konfirmuar avokatet e Swartz-it, Elliot R. Peters dhe Van Nest.

Swartz u padit në korrik të vitit 2011 nga një juri e madhe federale për kinse shkarkimin e miliona dokumenteve nga JSTOR (Journal Storage) që është një bibliotekë digjitale e themeluar në vitin 1995.

Shkarkimin e dokumenteve thuhet se e ka bërë nëpërmjet rrjetit MIT duke përdorur një kompjuter laptop të fshehur në podrum në një dollap në ndërtesën 16 të MIT-së, me qëllim për të shpërndarë ato më vonë.

Swartz më pas është zhvendosur në Brooklyn, ku ka punuar për Avaaz Foundation, një lëvizje globale e uebit jofitimprurëse për tu sjellë njerëzve fuqi dhe politika për vendimmarrje”, Swartz prapë më 24 shtator 2012 u paraqit në gjykatë dhe u vetëdeklarua jo fajtorë .

Ishte pjesë përbërëse në krijimin e RSS-it, dhe ka krijuar Infogami një kompani që më pas u bashkua me destinacion Reddit.

Ai ishte një luftarak për qasje të hapur (open-access ), dhe kishte fuqi për të thyer çdo gjë kur kërkesat për të dhëna publike ishin fshehur. Në vitin 2010, ai themeloi DemandProgress.org, një “fushatë kundër censurës në internet Sopa/Pipa.” Kishte një bursë dhe ishte anëtar në Harvard Ethics Center Lab për Korrupsionin Institucional.

Për më shumë nga jeta e Swartz-it dhe ndikimin e punës së tij për lirinë e të dhënave, dhe për boten që ai lë prapa rekomandohet shkrimi  i Lawrence Lessig “Prosecutor as Bully “, duke përfshirë këtu edhe informacionin mbi organizatën DemandProgress që Swartz ndihmoi të krijohet. Së fundi, partneri i Swartz-it, Quinn Norton, posedon një pjesë që është me vlerë për tu lexuar.  |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE