SHPËRNDAJE

Microsoft smartphone-in Nokia X2 Dual SIM e kishte lansuar vitin e kaluar, në kohën kur ende ishte bashkë me kompaninë Nokia. Arsyeja pse kemi zgjedhur ta prezantojmë ketë smartphone është sepse posedon platformën Android, gjithashtu vjen me një pamje të bukur dhe shitet me çmim të ulët.

[youtube id=”IWN1fEcPXTM” width=”600″ height=”350″]

Nokia X2 Dual SIM posedon ekranin WVGA 4.3-inç, është i pajisur me procesorin 2-bërthamor Snapdragon 200 1.2 GHz dhe vjen me ndërfaqen Nokia X software 2.0 i bazuar në platformën Android 4.3 (Jelly Bean). Ky smartphone përmban kamerën e pasme 5-megapikselë me LED flash dhe incizon me kualitet 720p si dhe kamerën frontale 0.3-megapikselë për selfie.

Përparësia e tij është se posedon mundësin për dy SIM kartela, ngjashëm si në modelin e mëparshëm Nokia X, 1GB RAM, hapësirën e brendshme për të dhëna 4GB me mundësi zgjerimi deri 32GB. Në pjesën frontale i ka dy butona Home dhe butonin për tu kthyer mbrapa. Është smartphone i parë Nokia që posedon funksionin për hapje më dy trokitje të lehta (double tap).

Nga ana softuerike vjen me disa aplikacione të para-instaluara si Maps HERE dhe MixRadio. Gjithashtu mund të shkarkoni aplikacione të Android-it nëpërmes Nokia Store. Fuqia e baterisë së këtij smartphone është 1800mAh.

Nokia X2 Dual SIM vjen në ngjyrë jeshile me shkëlqim, portokalli, i zi, i verdhë me shkëlqim, bardhë dhe i hirit i errët. Çmim i këtij smartphone-i në vendin tonë është ndër 100€. /ameble

SHPËRNDAJE