Tableti Microsoft Surface ka bërë debutimin i tij në Tetor të vitit 2012. Video dhe fotot që kemi paraqitur më poshtë janë pikërishtë për ketë model si dhe në pika të shkurtëra kemi folur për sistemin operativ që posedon.

Tableti Microsoft Surface përmbanë ekranin me prekje ClearType HD 10.6 inç, procesorin 4-bërthamor NVIDIA Tegra 3 dhe hapësirën e brendshme për të dhëna 32GB.

[youtube id=”AJ3Wzzeyxe0″ width=”600″ height=”350″]

Karakteristikat tjera në tabletin Surface me Windows RT përfshijnë portën USB 2.0, një slot për kartelën microSDXC, portën HD video out, dy kamera (të pasmen dhe atë frontale) me 720p, Wi-Fi (802.11a/b/g/n), Bluetooth 4.0, sensorët (Ambient light sensor, Accelerometer, Gyroscope dhe Compass). Bashkë me pajisjen vijnë mbushësi dhe tastiera.