SHPËRNDAJE

Nëse jeni duke hulumtuar për të blerë një laptop Ultrabook me Windows 8 dhe nëse çmimi për ju nuk ka shumë rendësi, atëherë iu rekomandojmë Acer Aspire S7. Nuk ka asnjë vërejtje, i përkryer në dizajn, në përgjithësi është i shpejt, praktik dhe më të gjitha mundësitë që i nevojiten një përdoruesi.

Acer Aspire S7 është lansuar disa muaj më parë dhe duke u bazuar në harduerin e integruar ka një çmimi pak më të shtrenjtë se laptopet standard që gjenden në treg. Ndoshta me 200 € më pak, ju mund të blini një MacBook Air, i cili krahasuar me ketë model ofron jetë të baterisë pak më të gjatë dhe trackpad ndoshta bënë më pak zhurmë gjatë shtypjes, por ai nuk posedon ekran me prekje (touchscreen) dhe nuk është me rezolucion 1080p.

Për më shumë detaje rreth pajisjes mund të shikoni videon më poshtë:

Në paketën e tij vijnë Acer Aspire S7, kablli për rrymë, adapteri USB-RG45 dhe mouse.

[youtube id=”uFlIGcVgIJw” width=”600″ height=”350″]

Karakteristikat e plota të këtij modeli janë:

  • Memoria: 4GB DDR3
  • Ekrani: 13.3 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikësela, Widescreen LED me prekje
  • Procesori: Intel Core i5 2-bërthamor 1.7 GHz
  • Sistemi Operativ: Windows 8 64-Bit
  • Disku: 128 GB SSD
  • VGA: Intel HD Graphics 4000
  • USB: 2 x USB 3.0
  • HDMI: MicroHDMI
  • Bateria: 4-Cell Lithium-ion, deri në 6 orë
  • Web kamera: 1.3 Megapikëselë HD
  • Lidhjet: WiFi, LAN, Bluetooth

Nëse vendosni ta blini, atëherë nuk gaboni: Aspire S7 është i lehtë të me t’gjitha të mirat, dhe mund ta gjeni në shitoret e LaptopShop-it në Prishtinë. |ameble|

  • nico

    me vjen shume mire dhe zgjerimin e e informacionit qe ju e komentoni kem deshir qe ta blej por ta dija se sa eshte qmimi acer Aspire S7

    • ameble

      çmimi e ka rreth 1200

  • nico

    me te vertet eshte shume e mire