Nëse jeni në mëdyshje se cilin nga smartphone-t të bleni atëherë shikojeni videon në vijim në të cilen kemi publikuar shpaketimin e smartphone-it HTC Butterfly. Kohë më parë ne kemi shkruar rreth kësaj pajisje të mrekullueshme që për tregun ndërkombëtar quhet HTC Butterfly kurse i njëjti është në dispozicion në SHBA mirëpo me emër si HTC Droid DNA, ndoshta për disa kjo mund të jetë hera e parë që njoftohen me ketë pajisje ngase HTC ka lansuar disa produkte kohëve të fundit.

Si në shumicën e pajisjeve tjera elektronike, edhe në paketimin e HTC Butterfly gjendet: smartphone-i HTC Butterfly, mbushësi i baterisë, kabllo për lidhjen e pajisjes me portën USB të kompjuterit, kufjet (ndëgjojset) si dhe udhëzuesi i përdorimit të smartphone-it. Mbushësi i baterisë është me sistemin anglez mirëpo në dyqan ofrohet më konvertues standard.
Në videon e prezantuar më poshtë, mund të shihni të gjitha këto:

Ky smartphone është sponzoruar nga dyqani F-Mobile nga Prishtina, i cili ofron 2 vite garancion për ketë pajisje.

Specifikat e plota të HTC Butterfly janë:

Dizajni:

  • Lloji i pajisjes: Smartphone
  • Sistemi operativ: Android (4.1.1)
  • Dimensionet: 5.63 x2.78 x0.36 inç apo 143 x 70.5 x 9.08mm
  • Pesha: 140 gram

Ekrani:

  • Madhësia fizike: 5 inç
  • Rezolucioni: 1080 x 1920 pikselë
  • Densiteti i pikselëve:  441 dpi
  • Teknologjia e ekranit: S-LCD 3
  • Ngjyrat: 16 77 216
  • Touchscreen: Multi-touch
  • Te dhëna tjera: Senzori i dritës, senzori i ndjeshmërisë së afërsisë, rezistent ndaj gërvishtjeve

Bateria:

  • Kohë bisede përmes (3G): 16 orë, në shfrytezim normal bacteria e HTC butterfly jeton deri ne 45 orë
  • Kapaciteti: 2020 mAh
  • Mundësi për mbushje Wireless: JO

Hardueri:

  • Sistemi i Qip-it: Qualcomm Snapdragon S4 Pro AP8064
  • Procesori: Quad core, 1500 MHz, Krait
  • Procesori i grafikës: Adreno 320
  • Ram memorie: 2048MB RAM
  • Hapësirë: 16 GB hapësirë e integruar, mundësi për SD-kartë microSD, microSDHC, microSDXC deri në 32 GB

Kamera:

  • Kamera e pasme: 8 megapikselë
  • Flash: LED
  • Të dhëna tjera: Auto focus, Fokus në prekje, stabilizues te imazhit, HDR incizim
  • Camcorder: 1920×1080 (1080p HD)
  • Kamera frontale: 2.1 megapikselë

Internet dhe Multimedia:

  • Chrome, YouTube, Picasa, etj.
  • Zërimi: Earpiece Loudspeaker

Teknologjia:

  • GSM: 850, 900, 1800, 1900 MHz
  • UMITS: 850, 900, 1900, 2100 MHz
  • CDMA:850 MHz, 1900 MHz
  • Data:  LTE Cat3 Downlink 100 Mbit/s, LTE Cat3/4 Uplink 50 Mbit/s, HSDPA+ (4G) 42.2 Mbit/s, HSUPA 5.76 Mbit/s, UMTS, EDGE, GPRS
  • Pozicionimi: GPS, A-GPS, Glonass
  • Navigacion: PO