Nëse jeni kureshtar të dini se çfarë gjendet brenda kutisë së një prej top 5 smartphone-ave të këtij viti, pra LG G3, lexoni dhe shikoni videon e më poshtme.

LG G3 vjen në një kuti standarde me shkëlqim nga bronzi. Përpara kutisë është e vendosur logoja LG G3 dhe emblema si një model fitues i GSMA-Global Mobile Awards 2014. Kurse në anën e pasme janë të futura disa prej tipareve kryesore të këtij smartphone-i.

Brenda kutisë se tij gjeni: LG G3, udhëzuesin, mbushësin për mur, kabllon USB, kufjet bashkë me pjesët rezervë si dhe baterinë 3000mAh.

Këtu keni disa nga karakteristikat kryesore të këtij smartphone-i:

  • Procesori: 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801 4-bërthamor,
  • Grafika: Adreno 330 GPU
  • RAM: 2GB/3GB of RAM
  • Ekrani: 5.5 inç, True HD-IPS + LCD, mbrojtësin Corning Gorilla Glass 3, rezolucioni 1440 x 2560, 538ppi,
  • Kamerat: 13 megapikselë (e pasme), 2.1 megapikselë (frontalja),
  • Lidhjet: Wi-Fi 802.11 b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, NFC, USB OTG, GPS, A-GPS, GLONASS, 3G, HSPA+, LTE,
  • Bateria: 3000mAh battery (çmontuese)
  • Softueri: Android (4.4.2) KitKat
  • Hapësira: 16/32 GB (e brendshme), mundësia për SD-kartë deri në 128GB.

Për ta krahasuar ketë smartphone me modele tjera, atë mund ta bëni nëpërmes modulit tonë për krahasime duke klikuar këtu. /ameble