SHPËRNDAJE

E dizajnuar për kreativitet, tableti Intuos Small Creative Pen & Touch mund të përdoret si një tablet me prekje për PC-në tuaj ngjashëm si një tablet i ditëve të sotme, mund të përdoret gjithashtu për vizatim apo ilustrim më çfarëdo programi softuerik për të krijuar art, modifikuar foto, për të bërë skica etj.

Më ketë pajisje gjatë punës ju ndjeni një komoditet fizik dhe saktësi gjatë përdorimit të stilolapsit. Është një kombinim inovativ me presion të ndjeshëm të stilolapsit si dhe posedon aftësinë më shumë prekje (multi-touch).

Ketë tablet mund ta përdorni edhe për të zmadhuar apo zvogëluar fotot, për manipulim gjatë vizatimit gjithashtu mund të përdoret në vend të miut kompjuterik. Pajisja posedon edhe butonat me klik ndihmës siç janë Shift, CTRL, Alt dhe Windows Key si dhe mund të konfigurohen sipas nevojës.

Buttonat

Se çfarë gjendet brenda kutisë së saj, ne kemi bërë një video të shkurtë ku në të gjenden: pajisja me model CTH480, stilolapsi, udhëzuesi për përdorim, CD-ja për instalim, kabllo USB dhe mbajtësi i lapsit rezervë.

[youtube id=”OzgvXys1RqY” width=”600″ height=”350″]

Disa pjesë ekstra që nuk vijnë në pakon e kësaj quhen Wacom Wireless Kit (shih foton më poshtë), që e transformojnë ketë pajisje pa tela d.m.th Wireless.

Wacom pjesë Wireless shtesë

Ekzistojnë dy pajisje të këtij modeli, kjo që posedojmë ne është i madhësisë së vogël, kurse modeli tjetër është i madhësisë së mesme, specifikat tjera të këtij modeli që patë në video janë:

  • Opsionin Wireless (që mund të eliminohet kabllo USB)
  • Bateria për Wireless mund të qëndroj deri 48 orë
  • Mbajtësi i lapsit (2 ngjyra, e kaltër dhe zezë)
  • Multi-Touch: Po
  • Menyja e sipërme
  • Rezolucioni: 2540 lpi (100 linja/mm)
  • Dimensionet e tabletit: 210 x 178 x 10 mm
  • Dimensionet e fushës aktive: 152 x 95 cm
  • Pesha e tabletit: 300 g

Kjo pajisje mund të blihet nëpërmes Amazon me çmim 100 €. |ameble|