SHPËRNDAJE

Që nga versioni Android 1.5, çdo përditësim në sistemin operativ Android që ka bërë Google i ka emëruar me nga një emër te ëmbël, duke filluar me çdo shkronjë të njëpasnjëshme të alfabetit. Këta emra përfshijnë Gingerbread, Donut, Eclair, Honycomb, Ice Cream Sandwich dhe ky me i fundit Jelly Bean.

  • Verzioni i Androidit 4.1 i cili u promovua në Qershor 2012, quhet “Jelly Bean”, ky version është një arritje e madhe dhe karakterizohet me shumë përmirësime në krahasim më atë të me hershmin Ice Cream Sandwich (4.0)
  • Ky version i Android është lansuar në ditët e para të korrikut dhe të paret që e kanë shijuar ketë version janë pronaret e rinj të tabletit Nexus 7.
  • Përformanca e ndërfaqes (Interface) është njeri ndër fokuset e mëdha për të cilën Google është kujdesur. Shpejtësia e procesorit vërehet sapo që ju të keni prekur ekranin. Ka ndryshime grafike të cilat do të vërehen në shikim të parë dhe shumë gjëra tjera të cilat do të jenë të dukshme.
  • Ballina “Home screen” shumë me lehtë mund të rregullohet, me ikona dhe vegla të reja të cilat lehtë mund të zvogëlohen apo zmadhohen.
  • Njoftimet “Notifications” janë përmirësuar. Në vend të lajmërimeve të thjeshta dhe pasive që kemi marr në të kaluarën, njoftimet tani do të jenë aktive.  Me tërheqjen tatëpjetë te dy gishtërinjve në njërin prej njoftimeve ju mund te shihni me shumë detaje në lidhje me ketë njoftim.
  • Kërkimi përmes zërit ” Voice Search“ është tejet i përmirësuar, me më shumë përgjigje direkte dhe me zë i cili do ti ngjasoj sa me shumë njeriut.
  • Android Beam është përmirësuar.  Përdoruesit tani mund të shpërndajnë fotot dhe videot në një mënyrë më të lehtë.
  • Kamera, tani ka një opsion për të rishikuar fotot e sapo bëra duke vazhduar deri ne fotot e bëra qe nga fillimi.

Shumica e këtyre si dhe opsionet tjera, janë të paraqitura nga video vlerësimi më poshtë:

Kjo është video e parë e realizuar nga stafi i Ameble-së dhe shpresojmë që do t’ju pëlqej. Mos harroni të komentoni dhe shkruani se çka dëshironi të shihni në video vlerësimet e ardhshme. |ameble|

[youtube id=”v0jPAZXdvBw” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

  • Kushtrim

    Perditesimi, fjale shume e bukur edhe e perafert per (update).

  • ld107

    kur galaxy s3 edhe iPhone5 ?

  • Ned

    Eshte shum fluid(rrjedhshem) shum responsive (pergigje te shpejt ) ose thjesht vepron shpejt) shkojme te notifikacionet (lajmrime) tingellon me bukur , kto fjal jo qe sjan shqip po as anglisht spo tingllojne .