SHPËRNDAJE

Vine Windows PhoneMë herë kemi raportuar se Vine është duke zhvilluar aplikacionin e tyre për platformën Windows Phone, dhe ja sot ata kanë lansuar atë për pajisjet Windows Phone. Ngjashëm si në iOS dhe Android, ju mund të incizoni video nëpërmes një prekje në ekran dhe mund të përdorni kamerën e pasme dhe atë frontale.

Ndryshe nga platformat tjera, nga këtu ju mund të bëni “pin” llogaritë tjera specifike në ballinën tuaj në mënyrë që të shihni kur ka ndonjë përmbajtja të re nga ato llogari. Gjithashtu janë të përfshira edhe opsionet tjera që janë edhe në platformat tjera.

Kompania Microsoft ka njoftuar se edhe aplikacione tjera të reja do vijnë shumë shpejt e që njëra ndër ato mund të jetë edhe Instagram.

Në disa pajisje me Windows Phone aktualisht nuk mund të gjeni aplikacionin Vine në dyqanin online Windows Phone Store, kështu që mund ta shkarkoni atë manualisht duke vizituar uebfaqen http://get.vine.co |ameble|