Sot aplikacionet për pajisje mobile të përqendruar në arsim janë mjaft të nevojshëm në të gjithë botën, ndërsa në vendet e Ballkanit ato po shfaqen nga koha në kohë.

Jo shumë kohë më parë kemi pasur një aplikacion të quajtur Math4Kids të përgatitur nga studio për zhvillimin e aplikacioneve Appsix, e cila u pranua në masë të madhe nga fëmijët për të cilët prindërit e tyre posedojnë iPhone, u është dashur t’i mësojnë fëmijët e tyre matematikë. Pastaj dy javë më parë është raportuar gjithashtu për diçka të re që vjen nga Trigonom, e cila gjithashtu është e përqendruar në arsim.

Ndërsa, kësaj radhe kemi përsëri një aplikacion të ri të quajtur Virtual Teacher nga zhvilluesi Besnik Rama apo kompania Besplay, i cili fokusohet në edukimin e fëmijëve të  moshës mes 3-12 vjeçar, rreth alfabetit, numrave, kafshëve, pemëve dhe lodrave. Çdo kategori kryesore është e ndarë në nënkategori të tjera të cilat janë transmetuar nga një zë i një vajzë, përderisa disa fjalë mund të mësohen vetëm duke e dëgjuar zërin si p.sh biçikleta, aeroplani, etj

Virtual Teacher 1

Navigimi në aplikacion është i thjeshtë dhe përdorë disa pamje interaktive, të cilat lehtë mund të bëjnë fëmijën të përshtatshëm me aplikacionin. Një nga mangësitë më të mëdha të këtij aplikacioni është prania e vazhdueshme e reklamave të bezdisshme që shfaqen në ekran çdo 10-15 sekonda, dhe për fëmijën kjo mund të jetë një përvojë mjaft të vështirë e të mësuarit.

Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar nga Google Play. |digjitale| |ameble|