SHPËRNDAJE

iPhone 6 ka një trashësi prej 6,9 mm. Samsung Galaxy Alpha ka një trashësi prej 6,7 mm. Oppo R5 i prezantuar një javë më parë u bë smartphone më i hollë në botë më trashësi prej 4,85 mm. Vivo, një kompani nga Kina ka vendosur ta thyejë rekordin e Oppo R5 duke prodhuar një smartphone aq të hollë, sa është e vështirë të besohet. Sot kompania publikoi fotot e pajisjes në Sina Weibo, rrjetin social kinez.

Në foto dallohet iPhone 5S dhe smartphone Vivo dhe duke gjykuar nga pamjet, duket se trashësia e tij do të jetë afërsisht 3,8 mm. Kjo mrekulli inxhinierike të bën të dyshosh për ndërtimin e brendshëm të pajisjes.

vivo-thinnest-smartphone

Megjithatë, duke gjykuar nga specifikat e Oppo R5, edhe specifikat e Vivo do të jenë ndër më të mirat. Mendohet se dhe ky smartphone nuk do të ketë mundësi zgjerimi me SD kartë. Na mbetet të presim për prezantimin e këtij smartphone, i cili do të na tregojë nëse duhet të prodhojmë smartphone më të hollë sesa ata që ekzistojnë, apo ata që ekzistojnë kanë përmasën e duhur. /ameble

SHPËRNDAJE