SHPËRNDAJE

Nokia gives us a video break down the recycled content from several mobile phonesSa material nevojitet për të ndërtuar një telefon ? Në fakt shumë. Të ndërtosh diçka elektronike në këtë kohë nevojiten shumë elemente dhe pjesë sa që s’mund të imagjinojmë. Nëse marrim ti analizojmë individualisht kompjuterët apo telefonat shohim se janë të përbërë nga disa gjëra që mund të konsiderohen tejet të kërkuara.

Andaj riciklimi i telefonave mobil është një fitim. Arsyeja e kësaj është ngase brendësia e këtyre pajisjeve ka disa elemente që janë të rrallë si elemente që gjenden në burimet e tokës. Pjesë e këtyre elementeve janë ari dhe argjendi.

Kjo nuk është e tëra. Nga grumbullimi i 43 telefonave nga një ndërtesë e vetme, u nxorën këto gjëra: 800 gram plastik, 600 gram hekur, 400 gram bakër, 300 gram alumin, dhe një sasi e madhe e litiumit që mundëson ndërtimin e telefonave të ri.

Në mesin e këtyre elementeve, u gjet edhe një sasi e arit e cila kapi vlerën e 60 dollarëve. Nga e tërë kjo me materialin e 43 telefonave të ricikluar u mundësua ndërtimi i 17 smartphone-eve Nokia Lumia.

Kështu që, herën tjetër kur planifikoni të ndërroni telefonin tuaj, mos e hidhni telefonin e vjetër, por dërgojeni për riciklim ose thjeshtë filloni të mblidhni edhe telefonat e të tjerëve siç bën personazhi në këtë video.

Për më shumë, shikoni videon e sponsorizuar nga Nokia.  \ameble

[youtube id=”H184Dy5xNKU” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE