• Hardueri
  • Dizajni
  • Ekrani dhe Zëri
  • Kamera
  • Performanca

Acer W700 komplet

Acer Iconia W700 është një tablet-PC 11.6 inç me sistem operativ Windows 8 , ndryshe nga disa tablet-PC të tjerë W700 vjen me versionin e plotë të sistemit operativ Windows 8 Pro, kjo do të thotë që mund të instaloni programet dhe lojërat për PC si dhe të manipuloni me prekje (touch), pra nuk jeni të kufizuar me aplikacione nga dyqani online i Windows-it (Windows Store).

Përparësitë:

  • Ekran me definicion të plotë dhe të lartë
  • Bluetooth, tastierë dhe miun kompjuterik
  • Windows 8 Pro me Core i3/i5
  • Bateri të mjaftueshme për përdorim të përditshëm

Mangësitë:

  • Nuk ka vend për microSD
  • Doku nga plastika

Në fillim, kur kemi bërë shpaketimin e W700, nuk kemi pritur që do të na pëlqej aq shumë, mirëpo ne realitet që të keni fuqinë e një desktopi apo laptopi në një tablet vërtet të jap shumë emocione, dhe ne nga kjo besojmë se tabletët Windows 8 Pro do të jenë PC-të apo laptopat e së ardhmes. Nuk është e drejtë të krahasojmë me tabletët iPad apo Android sepse ky tablet-PC njihet si “Slab” apo “Slate” që në përkthim do të thotë bllok apo pllakë. Ende nuk dimë se si të quajmë shqip ketë pajisje, ne mirëpresim komentet tuaja se si do ta kishit quajtur. Sipas nesh mund të quhet UltraTablet (nga ultrabook).

Hardueri dhe Dizajni

Iconia W700 vjen më trashësi 11.1 mm, madhësi të ekranit 11.6 inç dhe peshë 942 gram, edhe pse në shikim të parë duket i madh dhe i rënd, ështe një pajisje shumë mirë e dizajnuar duke  marrë parasysh që ka një procesorë i3 (i5) 4 GB RAM, hapësira e brendshme e diskut SSD 128 Gb, ekrani 1.920 X 1080 pikselë dhe baterinë lithium-polymer 4850 mAh.

Pjesa e përparme është e dominuar nga ekrani IPS ndërsa pjesa e prapme është e veshur tërësisht nga alumini, W700 ka qoshe (tehe) të lakuara, grillat e  altoparlantëve dhe portet USB. Furnizimi me rrymë dhe butonat janë të dizajnuar dhe të prerë shumë saktë, duke i dhënë një pamje vërtetë të teknologjisë së fundit dhe të një pajisje ekskluzive. Pavarësisht trashësisë dhe peshës, Acer W700 është i rehatshëm për ta mbajtur dhe për ta përdorur si një tablet.

Acer W700 foto frontale

Në pjesën e përparme gjendet butoni i dedikuar për Windows dhe kamera prej 2 megapikselëve

Acer W700 foto e pasme

Në pjesën e prapme gjendet kamera prej 5 megapikselëve.

BottomW700

Siç e cekem edhe më parë në pjesën e poshtme janë të vendosur altoparlantët dhe mikrofoni.

TopW700

Në pjesën e lartë të tabletit gjenden hapjet për ftohje që janë mjaft me rëndësi duke marrë parasysh që vjen me një procesorë të fortë i3 ose i5.

Leftw700

Në anën e majtë është vendosur një port e vetme USB (ver.3) bashkë me furnizuesin e rrymës dhe portën Micro HDMI.

djathte

Në anën e djathtë gjithashtu kemi butonat për zërin, krikun për kufje dhe butonin me kyçje On/Off.

Karakteristikat e plota nga ana e harduerit të modelit që posedojmë ne janë si në vijim:

  • Intel® CoreTM i3-23657M AT 1.40GHz
  • 4GB DDR3 RAM
  • Memoria e brendshme e diskut 64GB SSD (me 30GB në dispozicion)
  • 11.6 inç LCD me definicion të plotë dhe të lartë – 1920 x 1080
  • Intel® HD Graphics
  • WiFi – 802.11a/b/g/n
  • Micro USB 3.0
  • + 3 x USB 3.0
  • 3-cell Li-ion, deri në 8 orë
  • Pesha – 925g
  • Dimensionet 295 (W) x 191 (D) x 9.15/11.9 (H) mm

Ekrani dhe Kamera

Ekran 11.6 inç i Iconia W700 posedon rezolucion 1920 X 1080 pikselë, duke ofruar kështu definicion të plotë dhe të lartë, gjithashtu është i mbështjellur me teknologjinë Gorilla Glass.

Duke pasur parasysh numrin e madh të pikselëve, nuk është çudi që ky ekran ofron ndriçim të lehtë dhe të mprehtë. Teksti i këndshëm në uebfaqe duket jashtëzakonisht i freskët, duke e bërë leximin në periudha të gjata më të relaksuar.

Këtu përdoret procesori i integruar Intel Graphics HD, që në fakt nuk është dizajnuar për punë me grafikë të sofistikuar. Megjithatë, ka fuqi të mjaftueshme për lundrim në internet, aplikacionet e Office-it dhe luajtjen e videove me definicion të lartë. Lojërat e sotme nuk preferohen të luhen për shkak të kapacitetit të grafikes HD 4000, por lojërat më të vjetra se 2010/11 shfaqin performancë tejet të lartë grafike në tabletë.

Front Angle1

Pamja e ekranit IPS është me plot stabilitet nëse shikohet nga këndet, duke e shikuar nga këndi 180 shkallë vërehet se është ruajtur shumë mirë pamja. Devijimet e ngjyrave janë pak të dukshme. E vetmja gjë që tërheq vëmendjen këtu është ekrani që jap shkëlqim, pra tableti mund të përdoret apo shikohet prej disa këndeve nga disa persona, pa vërejtur ndonjë problem.

 

Kamera frontale mund të përdoret kryesisht për video thirrje, e cila posedon rezolucion 1280 X 960 pikselë. Nuk është shumë e përshtatshëm për nevoja tjera. Një zhurmë e vogël gjatë fotografimit është evidente. Kamera në fakt mund të incizon video deri në 720p.

Kurse kamera tjetër 5 megapikselë në pjesën e pasme mundëson fotografi prej 2592 X 1944 pikselë. Pajisja nuk ka flash ose dritën LED dhe nuk duket së është shumë më e mirë se kamera frontale. Fotografitë janë të qarta dhe incizimi i videove 1080p mirëpo vërehen pikselat dhe është disi e shpërqendruar. Acer nuk ka dhënë asnjëherë specifikat e detajuara rreth kamerave që përdor.

Zërimi dhe Softueri

Acer ngjashëm si në produktet e me hershme edhe në ketë pajisje ka integruar teknologjinë Dolby Home Theater v4 që siguron zërim të mirë si për muzikë ashtu edhe për filma. Altoparlantët janë te vendosur në pjesën e poshtme të tablet-PC-së që në të vërtet prodhojnë një akustik të çart dhe të pastër edhe pse Bass-i është pak i dobët, këta altoparlantë janë më së të mjaftueshëm për një tablet të tillë, e në krahasim me disa laptopa apo edhe ultrabook mund të themi lirishtë qe Acer ka bërë një punë të mirë më zërimin në ketë pajisje. I vetmi handikep që ndoshta nuk ja vlen të përmendet është pozita e altoparlantëve, kur tableti vendoset në prehër zëri izolohet por prapë dëgjohet mirëpo në një masë më të ulët.

Zërimi po ashtu është i mjaftueshëm si për dëgjim të muzikës apo shikim të ndonjë filmi, gjithashtu është i mjaftueshëm edhe për CHAT ( Skype, Viber ) etj.

acer Ring

W700 vjen me disa softuer dhe aplikacione të instaluar, por me rendësi qe vlen të përmendet është unaza Acer ( Acer RING) një softuer që ju lehtëson dhe shpejton qasjen ne dokumente, muzikë, shfletim në internet, shikimin e fotografive dhe filmave si dhe krijimin e shortcut-eve për softuer dhe aplikacione të preferuara.

 

Performanca dhe Bateria

W700 përmban procesorin dy-bërthamor 1.6 GHz Intel Core i3, 3MB L3 cache dhe 4GB dy-kanalesh DDR3 RAM që në të njëjtën kohë siguron një performancë solide. Duke falënderuar pikërisht diskun SSD, Iconia W700 shfaq një performancë të mirë me aplikacione, duke krahasuar këtu  edhe me sistemet më procesorë më të fortë. Krahasimi me tabletët iPad dhe Android nuk është në pajtueshmëri për shkak së ata kanë një procesorë ARM që në krahasim me procesorin e Intel-it janë shumë të ngadalshëm.

Iconia W700 hapësirën e brendshme të diskut e ka 64 GB që është mjaft për një përdorues mesatar, nëse jeni nga ata që përdorni shumë media (fotografi dhe video) atëherë ju nevojitet më shumë hapësirë, për fat të keq W700-shi nuk ka vend për microSD, por mund të lidhni diskun e jashtëm (external)  nëpërmes portës USB me tablet apo në dok.

Tableti Acer i3 posedon bateri të fortë me qeliza trefishë 4850 mAh, i prodhuar me teknologjinë litium-polimer. Acer deklaron që bateria zgjatë 8 orë, ndërsa ne mund t’ju garantojmë 7 orë me kombinim, muzikë, film dhe shfletim në internet që është e mjaftueshme dhe me kapacitet real për te kryer punët jashtë zyrës apo shtëpisë. Bateria mbushet për 3 orë e 20 minuta që është relativisht shpejt duke pas parasysh që smartphone-it tim me bateri 1900 mAh i nevojitën 3 orë.

Përfundim

Acer Iconia W700 është një produkt dhe alternativë serioze për Android dhe iPad e posaçërisht nëse dëshironi një tablet me siguri të lartë për të dhënat tuaja, sepse sistemi operativ i Windows 8 mundëson mbrojtjen në qasje të tabletit, enkriptimin e dokumenteve si dhe qasjen e sigurtë në rrjet.

Në përgjithësi W700 është një pajisje mbresëlënëse, një pajisje e fuqishme në kombinim me Windows 8 dhe vjen në një shumëllojshmëri versionesh ku përveç modelit i3 që ne e kemi në dispozicion, ekziston edhe një model me procesorë Intel Core i5 128GB. |ameble|
Këtë pajisje mund ta gjeni në: Laptop shop