SHPËRNDAJE

Me dizajn ultra të hollë dhe peshë super të lehtë, ASUS Transformer Prime vjen për të vendosur një standard të ri në dizajnin e tabletëve.

[checklist]

Përparësitë:

  • NVIDIA® Tegra® 3 Quad-core CPU
  • Tastature të plotë QWERTY me moulti-touch touchpad
  • Ka një ekran ultra të ndritshëm super IPS+
  • Kamere kryesore 8MP me LED flash
  • Bateri që e mban tabetin deri në 18 ore pune

[/checklist]

[badlist]

Mangësitë:

  • Në ICS 4.0.2  ka një dridhje në ekran për 4-5 sekonda.
  • Çmimi

[/badlist]

Hardueri dhe Dizajni

Asus Eee Pad Transformer Prime (TF201) është ultra i lehtë dhe i hollë me një sipërfaqe alumini ngjyrë metalike. Ka një trashësi prej 8.3 milimetrash, dhe peshë 589 gram, që e bëjnë të jetë super i lehtë për bartje me vete.Procesori NVIDIA® Tegra® 3 Quad-core CPU, që mundëson punën me shumë programe në të njëjtën kohe, procesim të videove me rezolucion 1080P si dhe luajtjen e lojërave 3D. Prime ka 1GB RAM dhe 32GB hapësire disku, si dhe ASUS Webstorage Space hapsirë virtuale 8GB të pakufizuar në kohë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pjesa e pasme e tabletit përmban kamerën kryesore prej 8 MP me flash për fotografi në mjedise të errëta, si dhe në mes ka logon e ASUS.

Ne pjesën e djathte të tabletit ka vetëm një audio port (1 x 2-in-1 Headphone / Mic-in).

Tableti në pjesën e sipërme ka vetëm butonin për ndezje, si dhe vrimën e mikrofonit.

Ne pjesën e majtë të tabletit gjendet butoni për ngritje/zbritje të volumit të zërit, një port Micro HDMI, lexues Micro SD Card Reader si dhe butoni për resetim.

Në pjesën e poshtme tableti ka hyrjen për furnizim me rrymë, e cila përdoret për tu lidhur me dok, si dhe për tu lidhur me PC nëpërmjet kabllit USB. Dy hapjet e tjera i mundësojnë tabletit qe të kapet për doku në mënyre që të funksionojë si laptop.

 

 

 

 

 

 

Pjesa e Dokut përmban tastaturën full QWERTY si dhe multi-touch touchpad. Në pjesën e dokut gjendet butoni për lirimin e tabletit nga doku.

Ekrani dhe Zëri

Tableti ka ekran 10.1” LED Backlight WXGA (1280×800) Super IPS+ me mbrojtje Corning® Gorilla® Glass, dhe mundësi komandimi me të dhjete gishtat. Mund të themi që ekrani është me një ndriçim dhe kjartësi superior.

Edhe pse në specifikime shkruan që ka altoparlant stereo, mbrapa e shohim vetëm në njërën anë hapjen për zërin gjë që na bën të dyshojmë që është stereo , megjithatë në vendet të qeta zëri është me së i mjaftueshëm.


Kamera

Si në shumicën e Tabletevete edhe Asus Transformer Prime ka dy kamera. Kamera e përparme me vetëm 1.3 megapixel qe është e dedikuar për video biseda përmes ( Skype, Tango, gtalk..) gjë që është e mjaftueshme si dhe gjatë testimeve që kemi bërë nuk ka pas asnjë problem me cilindo aplikacion që kemi përdorur.

Mbrapa është kamera me 8 megapixel dhe me auto-fokus si dhe me LED Flash. Ne ambientet të ndritshme fotografitë janë të gjalla me kjartësi dhe ngjyra shumë reale.

Softueri i kamerës ka një defekt, i cili ndonjëherë gjatë fotografimit ndodhë të pësoj një dridhje në pjesën e programit të interfejsit por që nuk ndikon aspak në kualitetin e fotografisë. Këto probleme te vogla pritetë rregullohet në përditësimet(update-in) e radhës.

Softueri

Edhe pse në specifikime teknike shkruan se transformer prime vjen me sistemin operativ Android 3.2 (Honeycomb), tableti që ne e kemi testuar ka pasur të instaluar versionin Android 4.0.1 (Ice Cream Sandwich), i cili që në ditën e parë është përditësuar (update) në versionin 4.0.2.

Në këtë version të fundit ASUS ka bërë një punë te mirë duke ridizajnuar parametrat (setings) duke shtuar kontrollin për IPS Ndriçim ( me ikona), bllokimin e rotacionit, Sync, GPS.

Po ashtu edhe aplikacioni i google video është tre-dimensional që e lehtëson shfletimin dhe shikimin. Asus ka shtuar edhe disa aplikacione si Netflix, Office Polaris për Word, Excell Power Point si dhe programin NOTE për shënime ditore.

Përformanca dhe Bateria

Me procesor Tegra 3 katër-bërthamor (quad-core) 1.3 GHz dhe me 1GB RAM, tableti është tejet i shpejtë në çdo aspekt të punës. I vetmi problem në përformancë të këtij tableti është vërejtur gjatë hapjes së librave me aplikacionin “MyLibrary”. Leximi I faqeve vonohet pak sa, si dhe shfletimi i tyre duket sikur po merr kohë gjatë procesimit. Besoj që ky defekt është i lidhur me aplikacionet e jo me pa-aftësinë procesuese të katër bërthamave Tegra 3.

Përformanca e shfletuesit të internetit (web browser) është shumë e kënaqshme. Personalisht preferoj shfletimin e internetit përmes tabletit sesa prej ndonjë laptopi. Arsyeja është, portabiliteti dhe lehtësia e përdorimit. E gjithë kjo, e kombinuar me një jetë të gjatë të baterisë prej 12 orësh ndërsa me Dok deri në 18 orë.

Përfundim

Asus Eee Pad Transformer Prime TF201 me dok është ndër tabletët më të vlerësuar në treg si për nga procesimi i shpejtë i aplikacioneve dhe lojërave po ashtu edhe për nga dizajni i jashtëm. Ndër veçoritë tjera të rëndësishme janë tastatura e plotë QWERTY, që vjen si pjese e dokut, e që e shndërron këtë tablet në një mini llaptop. Përparësi e dukshme e këtij tableti është edhe ekrani super i ndritshëm dhe i pastër që të mundëson shikimin e qartë edhe nën ndriçimin me diell. Sa i përket kualitetit të tabletit Asus Eee Pad Transformer Prime TF201 nuk ka fjalë, mirëpo sistemi operativ Android për përdoruesit tradicional të Windows është paksa i pa përdorshëm në kuptim të mos funksionimit të shortcut-ëve të cilat jemi mësuar të i përdorim në Windows. |ameble|

[jcarousel source=”post” link=”image” size=”100×100″ limit=”20″ items=”5″ speed=”400″ margin=”5″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE