SHPËRNDAJE

Asus, poashtu sikur Acer, në vitin 2011 doli në treg me tabletin Asus Transformer Tab TF101. Ky tablet përfaqëson gjeneratën e parë të tabletave dual-core me procesor NVidia Tegra 2.

[checklist]Përparësitë

  • Ekrani IPS me rezolucion 1280×800
  • Procesor dual-core NVidia Tegra 2
  • Mundësia për dock (transformimi në forme të laptop-it)
  • Jetë të gjatë të baterisë (deri në 16 orë me dock, 9.5 orë pa dock)
  • 1 GB RAM

[/checklist]

[badlist]Mangësitë

  • Pjesa e prapme e ndërtuar nga plastika
  • Kamera e pasme nuk prodhon foto të kualitetit të dëshirueshëm
  • Nuk ka flash për kamerë

[/badlist]

Hardueri dhe Dizajni

Asus Transformer është tentimi i parë në ndërtim të tabletit nga prodhuesi Asus. Vjen në një paketim kompakt, me foto dhe specifika të tabletit në të. Ishte kontakti im i parë me një android tablet, dhe isha i impresionuar me pamjen e tij. Duket shumë elegant dhe është i ndërtuar prej 2 materialeve. Pjesa e përparme është e ndërtuar nga metali, kurse pjesa e prapme, nga plastika me teksturë në ngjyrë bronzi. Ka formë faktorin 16:9 dhe është 12.9mm i thellë. Peshon 680g dhe është shumë lehtë për ta mbajtur në dorë për shkak të pjesës së prapme të lakuar.

Pjesa e përparme është karakteristike sepse përmban vetëm ekranin, kamerën e përparme 1.2 megapixel dhe senzorin e dritës (asnjë buton nuk gjendet në pjesën e përparme). Si mbrojtës të ekranit përdor Corning Gorilla Glass (sikur Acer Iconia Tab A500, iPad 2, Samsung Galaxy SII) gjë që e bën shumë rezistent ndaj gërvishjeve, aq rezistent sa që Asus reklamon produktin duke prerë molla mbi të.

Pjesa e prapme përmban kamerën kryesore 5 megapixel dhe një logo të Asus. Mendoj se ketu Asus ka bërë një vendim shumë interesant në lidhje me kamerën, problemi qëndron te mungesa e Flash në kamerën e pasme, gjë që e bën të pamundur përdorimin e kamerës në ambiente të errëta dhe gjysmë të errëta. Me siguri këtë vendim Asus e spjegon që tabletët nuk përdoren shumë për fotografi, mirëpo një Flash nuk do të kishte bërë dëm, përkundrazi.

Në anën e djathtë të tabletit gjendet porti për Micro SD që pranon kartela deri në 32 GB, porti HDMI për lidhje me televizor dhe porti 3.5mm për ndëgjojse.

Në anën e majtë gjendet butoni për ndezje dhe 2 butona për ngritje/zbritje të zërit, kurse në pjesën e poshtme gjendet porti për lidhje në rrymë.

Asus Transformer e ka marrë emrin nga pjesa shtesë e tij Asus Transformer Dock që e shëndërron tabletin në formë të laptopit. Në dock gjenden 2 USB porte, një port që akomodon SD kartat e mëdha, një ekstra bateri që shton 6.5 orë perdorim, dhë një port për lidhje në rrymë.

Ekrani dhe Zëri

Ekrani i Asus Transformer është njëra prej pjesëve më cilësore në tablet. Paneli është IPS (In Plane Switching) që prodhon ngjyra reale dhe kënde të larta të shikimit që rezulton në pamje të qartë edhe kur dikush tjetër e ka tabletin në dorë. Ka një rezolucion 1280×800, gjë që është optimale për një pamje cilësore. Zëri është stereo, me 2 altoparlanta (nga 1 në secilën anë) dhe është i mjaftueshëm për ambiente shtëpie/zyreje.

Kamera

Tabletët nuk janë edhe aq të përshtatshëm të përdoren si aparate për marrjen e fotografive. Megjithatë, Asus Transformer është i pajisur me 2 kamera, të pasmen me 5 megapixel dhe atë përpara me 1.2 megapixel. Nëse marrim foto gjatë ditës, në ambiente mjaft të ndritshme, atëherë kualiteti i fotografive është shumë i mirë. Mirëpo, mungesa e flash për kamerën kryesore (pjesën e prapme) e bën që tableti të jetë i papërdorshëm për marrjen e fotove në ambiente të errësuara. Kamera ka mundësi të inçizojë 720p video të një kualiteti mesatar. Është shumë interesant fakti që kamera 1.2 megapixel që ndodhet në pjesën e përparme prodhon foto shumë të qarta dhe është shumë e optimizuar. Kjo na bën të mendojmë që kamera e pasme vetëm duhet të optimizohet me softuer, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur në ndonjë update. Si përfundim për kamera, mund të themi se janë mesatare, ashtu siq edhe priten në ndonjë tablet.

Softueri

Nga paketa, tableti vjen me Android 3.0 Honeycomb, mirëpo mund të përditësohet (update) deri në 4.0.3 Ice Cream Sandwich (në kohën e postimit). Edhe pse për Android ekziston një numër marramendës i aplikacioneve, Asus ka ndërtuar disa vetëm për tabletët e tij. Një listë më poshtë.

  • Asus App Locker – Një aplikacion briliant për ata që janë entuziast të teknologjisë, por që edhe femijët e tyre janë të dhënë pas teknologjisë. Nëse fëmijët tuaj përdorin tabletin tuaj, atëherë do të ishte mirë limitimi i tyre në përdorimin e disa aplikacioneve, shembull, Google Play, Amazon App Store, Gmail Client ose Exchange Mail (nëse e keni e-mailin e punës të konfiguruar në tablet, është ide e mirë që fëmijëve tu ndalohet qasja aty). Posaqërisht këtë gjë e mundëson Asus App Locker, zgjedh aplikacionet që dëshiron të bllokosh dhe zgjedh një password për aktivizimin e tyre.
  • Asus Weather – Një widget shumë i mirë për homescreen, që tregon lokacionin, lagështinë e ajrit, shpejtësinë e erës dhe temperaturën momentale (Prishtina ekziston si lokacion kështu që mund të kemi të dhëna të sakta).
  • File Manager – Një shfletues i fajllave.
  • Polaris Office – Një paketë e aplikacioneve, e ngjashme me Microsoft Office.
  • Asus Task Manager – Widget që monitoron dhe menaxhon aplikacionet e hapura etj.

Pasi që tableti ka një procesor NVidia Tegra 2, atëherë, tableti ka qasje në aplikacionin Tegra Zone që ofron lojëra kualitative për tabletët me procesor Tegra.

Performanca dhe Bateria

Me një procesor Tegra 2 dy-bërthamësh (dual-core) 1GHz dhe me 1GB RAM, tableti është shumë fluid në navigim nëpër faqe. Çdo aplikacion punon pa ngadalësim. Performanca e shfletuesit të internetit (web browser) është shumë e kënaqshme. Personalisht preferoj shfletimin e internetit përmes tabletit sesa prej ndonjë laptopi. Arsyeja është, portabiliteti dhe lehtësia e përdorimit. E gjithë kjo, e kombinuar me një jetë të gjatë të baterisë, 9.5 orë pa Dock dhe 16 orë me Dock (orët e qëndrueshmërisë së baterisë maten me orë përdorimi) e bën që tableti të jetë shumë produktiv sidomos në fushën e informimit.

Përfundim:

Laptop apo tablet? E pse jo te dyjat. Asus Transformer përfaqëson gjeneratën e parë të tabletëve dual-core me Android, e tableti si koncept po popullarizohet gjithnjë e më shumë. Për të bërë tranzicionin nga laptopi në tablet me ndikim minimal në mënyrën e adaptimit, Asus na ofron një tablet që mund të transformohet në laptop. Me një mori opcionesh për konektivitet, kualitet të lartë të ndërtimit (edhe pse pjesa e prapme është e ndërtuar nga plastika, ajo është e kualitetit të lartë), ekran fantastik, 16/32 GB disk intern, 1GB RAM, Asus Transformer është një konkurent i ashpër në botën e tabletëve. Ky tablet rekomandohet për çfarëdo tjetër përveç marrjes së fotove.

Këtë pajisje mund ta gjeni në:  [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • Ardian

    Shum i mir koka ky Asus veq se pse jo edhe ti kish pas fotot me i ba pak ma kualitet po edhe dizajna i jashtem koka shum i mir. flm per artikull

  • Njani

    Urime per website , flm per spjegimin se qka dhe se si funksionon ky asus.