SHPËRNDAJE

HTC është kthyer në formë me futjen ne treg të One S i cili ka një dizajn kompakt me ekran Amoled, kamerë të avancuar në krahasim me kamerat në telefonët tjerë sot dhe dizajn shumë të hollë.

Përparësitë: [checklist]

  • Dizajn i hollë
  • I përshtatshëm të bartet dhe të mbahet në dorë
  • Ekran Vivid Amoled
  • Kamera mbrapa e shkëlqyer
  • Android 4.0 (Ice Cream Sandwich)
  • Beats Audio është e përfshirë

[/checklist]

Mangësitë: [badlist]

  • Sense 4.0 UI jo i qëndrueshëm
  • Kamerë e dobët frontale (VGA)
  • Bateria nuk i ndërrohet, nuk përkrahë microSD
  • Gjatë video-thirrjeve me Skype kamera e përparme shfaqet me ngjyrë të gjelbër

[/badlist]

Specifikat

HTC One S ka procesor Qualcomm Snapdragon S4 1.5GHz dual-core, 1GB DDR2 RAM, 16GB memorie të brendshme, ekran 4.3-inch, 940 x 560 pixel AMOLED, 8-megapixel kamerë mbrapa dhe VGA kamerë përpara. Sistemi Operativ është Android 4.0 me HTC’s Sense 4.0 UI mbi të. Veçoritë tjera më të zakonshme përfshijnë Bluetooth 4.0, Micro SIM, Micro USB port, modulin për lidhjen e ndëgjojseve, kompas digjital, Bluetooth, HDMI-out, kompatibil me DLNA si dhe lidhje WiFi. Fatkeqësisht nuk ka modul për Micro SD kartelë.

Kamera

Kamera në telefonat e serisë ONE të HTC është bërë duke krahasuar me atë të iPhone, por kualiteti me kamerën 8 megapixel nga HTC imazhet janë shumë më të mira se ato të iPhone. Vrima përmes të cilës kalon drita në kamerë është e llojit f/2.0 e cila hapet me një shpejtësi shumë të madhe duke lejuar 40% më shumë dritë në fotografi krahasuar me telefonat tjerë. Po ashtu, ka një blic më të mirë dhe është e pajisur me HDR (High Dynamic Range) e cila i lejon që të bëni fotografi të pastër në rastet kur mbrapa objektivit të cilin po e fotografoni ka dritë, p.sh. ka diellin mbrapa.

Sistemi Operativ

Sikurse dhe seritë tjera ONE, modeli S përdor sistemin më të ri operativ nga Google Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) i cili është përshtatur dhe modifikuar nga HTC Sense 4.0 dhe kryesisht janë bërë ndryshime të panevojshme kozmetike.

Dizajni

HTC S është ndër telefonat më të hollë në treg sot me vetëm 7.95mm, është i mbështjellur me alumin të zi dhe hiri ndërsa mbrapa ka të shtypur logon e Beats. Ka një ekran AMOLED me prekje i cili ofron një pamje shumë të pastër ndërsa në fund të ekranit gjenden butonat për navigim. ONE  S ka një procesor shumë të shpejtë 1.5GHz dual-core. Për adhuruesit e muzikës Beats Audio brenda ONE S ofron një kualitet shumë të mirë të zërit. Në pajisjet e ardhshme nga HTC Beats do të integrohet si standard përveç ndëgjojseve Beats, të cilat duhet të porositën ndaras. Memoria e brendshme është e kufizuar në 16GB (pa mundësi që ti shtoni MicroSD), por falë një bashkëpunimi të HTC me Dropbox ju fitoni 25GB hapësirë cloud.

Përfundim:

Në përgjithësi ky është një telefon shumë i mirë në përjashtim të kamerës së përparme e cila nuk punon mirë gjatë videokonferencave, por specifikat tjera, dizajni dhe lehtësia në përdorim e bëjnë një konkurrent shumë të fortë në tregun e telefonave smart të cilët gjinden në treg sot. |ameble| [divider top=”0″]

 

SHPËRNDAJE
  • shema

    a din dikush qysh po sillen qmimet per kete model?

    • Tosi

      me gjet te ri diku 350 e te nalt, e kshtu perdort mundesh me gjet edhe ma lire, merrjep e shitke dikush per 300