• Dizajni
  • Specifikat
  • Performanca
  • Erani
  • Bateria

Laptop HP 630 (5)

HP 630 është një laptop i dedikuar për persona që kanë një buxhet të mesëm dhe në pamje të parë duket së është i orientuar drejt përdoruesve që merren me biznes. Posedon ekranin 15.6 dhe është në dispozicion me procesorë të ndryshëm duke filluar nga Celeronet, Pentiumet dhe në fund me Core i3 dhe i5.

Përparësitë:

  • Mekanizmi i monitorit
  • Bateria
  • I mirë për përdorim themelor

Mangësitë:

  • Dizajni

Karakteristikat e plota për modelin qe posedojmë:

  • Procesori: Intel Core i3 – 380M 2.53GHz
  • Grafika: Intel HD integrated
  • Memoria: 4 GB DDR3 (2 slota)
  • Hard disk: 500GB në 7200 rpm
  • Optical drive: DVD RW, Blu-ray combo
  • Ekrani: 15.6 ” HD LED, 1366×768
  • Portat dhe slotat: USB 2.0 x 3, HDMI, VGA, SD/MMC
  • Zëri: stereo speakers prej Altec Lansing
  • Ueb kamera dhe mikrofoni: po (2 megapiksel)
  • Rrjeti: 10/100 or 10/100/1000 LAN, Realtek 802.11b/g/n Wi-Fi or Atheros 802.11b/g/n Wi-Fi + Bluetooth 3.0
  • Input: tastier e plotë (pa numpad), multi-touch trackpad
  • Bateria: 6-cell 47WHr
  • Dimensionet: 37.6 x 24.7 x 3.18 cm
  • Pesha: 2.5 Kg
  • Sistemi Operativ: Windows 7 Pro, Home Premium, Home Basic, Starter, SUSE Linux Enterprise Desktop 11
Laptop HP 630 (31)

Laptop HP 630

Dizajni

Gjëja e parë që vëreni në shumicën e laptopeve që janë të orientuar ka biznesi, është mungesa e plastikës me shkëlqim. Rasti i njëjtë është edhe me ketë model të HP-së, i cili është tërë i mbuluar me material mat ndërsa sipërfaqet e tij janë të mbuluara nga materiali metaliko-plastikë. Tek plastika ndihet i fortë dhe nuk mbesin gjurmët e gishtërinjve. Sipërfaqet me ngjyrë hiri kanë pamjen metalike, ndërsa pjesët e zeza janë të ngjyrosura thjeshtë.

Mbi tastierë ekziston rrjeta e zërimit e cila është e fortë, por vrimat e saj mbledhin pluhurin shpejt dhe vështirë pastrohen.

Kapaku është i lehtë për t’u hapur, por kur hapet qëndron në mënyrë të pa lëvizshme, kështu që mbajtëset apo meganizmi i ekranit duket të jetë i fortë.

Bateria është e lirshme në vendin e saj. Gjithashtu edhe Hard Disk-u dhe RAM-i janë lehtësisht të arritshëm në rast të ndonjë zëvendësimi, por nëse ju duhet të hapni panelin e plotë, atëherë duhet të hiqni baterinë në mënyrë që të lironi shrafat.

Me një profil matës me lartësi 3.18 cm, laptopi HP 630 është i trashë përafërsisht sikurse shumica e laptopëve të tjerë të zakonshëm. Në përgjithësi, dizajni i tij është i thjeshtë i cili përshtatet mirë në punë, dhe në të njëjtën kohë mund të shfrytëzohet edhe në shtëpi.

Tastiera dhe Trackpad

Tastiera nuk duket të jetë e cilësisë se mirë. Në ketë model, tastet janë përgjithësisht të lirshme në mes njëra-tjetrës dhe pas një përvoje të shkurtë nga ana jonë është parë se tastet në rreshtat e sipërm të tilla si numrat dhe pjesa QWERTY duken të jenë më të butë dhe më të lehtë për të shtypur se sa ato të poshtmet si YXCVB.

Kurse Trackpad (ose pjesa ku manipulohet me miun kompjuterik), me pak fjalë është i punuar mirë. HP këtu ka përfshirë Synaptics trakcpad, i cili është i mbuluar me qepje të vogla në mënyrë që të dallohet nga pjesa tjetër. Përdorimi i trackpad-it të ofron një eksperiencë të këndshme. Është shumë i saktë dhe reagues, në të dy përdorimet, atë të vetëm dhe me shumë prekje. Ngurtësia e butonave në klikim është gjithashtu e rregulluar mirë. Butonat nuk japin zë të lartë, por pa ndonjë arsye butoni i djathtë është më me zë në klikime sesa ai i majti.

Ekrani

Për sa i përket ekranit këtu është përdorur paneli TN HD LED me rezolucion klasik 1366 X 768. Në foto galerinë e mëposhtme mund të shihni këndet horizontale dhe vertikale të kufizuara mirë, të cilat janë në të njëjtin nivel me ekranet TN të laptopëve të tjerë. Shihet se ngjyrat duken reale dhe se përdorimi i anti-llamburit me shkëlqim nuk e ka zvogëluar kontrastin dhe shkëlqimin e tij.

Laptop HP 630 (4)

Laptop HP 630 – Ekrani

Përformanca dhe Hardueri

Modeli HP 630 vërtet ka karakteristika dhe performancë të mirë të harduerit sepse posedon procesorin Intel Core i3 -380M 2.53GHz me grafikë të integruar Intel HD dhe diskun 500 GB 7200 rpm. Pra, hapësira e diskut është e mjaftueshme për ruajtjen e të dhënave të nevojshme për punë, posedon DVD RW-Blu-ray combo dhe fillimisht vjen me sistemin operativ SUSE Linux, por ne në vend të tij kemi instaluar Windows 7 për arsye të vlerësimit. Gjatë punës më të nuk vërehen ndonjë ngrirje, është stabil dhe fluid në punët themelore.

Gjatë gjithë kohës së punës, ftohësi i tij punon në shpejtësi të ulëta rrotulluese dhe nuk përshpejtohet deri sa temperatura arrin më shumë se 60 C. Në pjesën e parë, zhurma është shumë e ulët, ndërsa në pjesën e dytë është e dëgjueshme, por jo e bezdisshme gjatë punës.

Zëri

Zërimi është mjaft i shëndoshë për të mbuluar një dhomë të vogël apo edhe zyrë, mirëpo cilësia e zërit nuk është edhe aq e mirë për shkak të mungesës totale të basit, kurse qartësia dhe tonet mesatare janë të pranueshme.

Laptop HP 630 altoparlantat

Laptop HP 630 – altoparlantat

Kamera

Kamera është e cilësisë së ulët krahasuar me laptopët tjerë. Ajo posedon rezolucionin VGA 640 X 480, kështu që shfaq cilësi të ulët të fotografisë për bashkëbiseduesit tuaj në anën tjetër të lidhjes Skype apo diç tjetër. Kamera nuk mund të shfrytëzohet në errësirë​​, por vetëm në dhoma me dritë.

Laptop HP 630 (30)

Laptop HP 630 – Kamera

Portat dhe Lidhjet

Modeli që posedojmë ofron porte të mjaftueshme, të vendosura mirë. Tri porta USB 2.0, një HDMI dhe portin VGA, një port LAN dhe atë standard të zërimit. Gjithashtu në anën e majtë e ka një slot për SD kartelë. Në ketë model para dhe mbrapa, HP ka lënë pajisjen të lirë prej porteve dhe të gjitha portet i ka dizajnuar në anën e djathtë dhe të majtë.

Laptop ka portën e rrjetit RJ-45 Gigabit LAN për lidhjen e internetit më kabull. Lidhja Wireless gjithashtu është e integrar nëpërmes modulit WLAN (atheros 802,11 (b/g/n). Përveç kësaj, HP ka futur edhe modulin Bluetooth 3.0 për transferimin e të dhënave në mes pajisjeve.

Laptop HP 630 - Portat dhe Lidhjet

Laptop HP 630 – Portat dhe Lidhjet

Laptop HP 630 - Portat dhe Lidhjet

Laptop HP 630 – Portat dhe Lidhjet

Bateria

Prodhuesi ka pajisur këtë laptop me një bateri litium Ion që ka kapacitet prej 47 Wh dhe ka vlera modeste të performancës.

Koha maksimale gjatë ndezjes (me test klasik) dmth. ndriçimin minimal, WiFi të ndalur duke përshirë edhe disa procese të tjera, e mban më shumë se 5 orë e 40 minuta. Kjo i jep përdoruesit kohë të mjaftueshme për të lexuar dhe punuar me laptop.

Në testin gjatë shfletimit në internet me WiFi dhe duke shikuar video HD që kemi lënë deri sa është harxhuar bateria komplet, pajisja ka zgjatë 2.5 orë. Pra, prapë se prapë nuk është keq për një laptop të këtij modeli. Rimbushja e plotë e baterisë së laptopit zgjatë rreth 1 orë e 49 minuta.

Përfundim

HP 630 në pamje është një model që nuk i tërheq konsumatorët me dizajnin e tij të thjeshtë, por është një laptop që propozohet për menaxherë apo pronarë të bizneseve të vogla që kërkojnë një laptop të mesëm. Gjithashtu karakteristikat e harduerit të këtij modeli i përshtaten nevojave të tyre të cilat nuk kërkojnë të luajnë lojëra apo gjë tjetër që kërkon performancë më të mirë.

Përvoja jonë me modelet e HP-së vlerësohet. Tek laptopat HP janë 2 gjëra që në shumicën e rasteve ia vlejnë, është bateria dhe mekanizmi i monitorit. Ngjashëm është edhe me ketë model. Pajisja ka të integruar një  harduer të besueshëm i cili ofron një performancë të mirë i cili nga ana jonë preferohet më shumë për biznese dhe për ata qe dëshirojnë një laptop me jetëgjatësi me të gjatë.

Megjithatë, duke parë ofertat e laptopeve në tregun e Kosoves mendojmë se modeli në fjalë HP 630 tek ne, ka një çmim të lartë rreth 520 Euro, që ndoshta më ketë çmim mund të gjendet diçka më mirë mirëpo gjithmonë duhet pasur parasysh jetëgjatsinë e tij.

Këtë pajisje mund ta gjeni në: Neptun