SHPËRNDAJE

LG G3 Set

Përparësitë:

  • Ekranin më shkëlqim QHD,
  • Kamerën e mirë, veçanërisht në dritë të ulët,
  • Jashtëzakonisht ergonomik për një smartphone të madhësisë së tillë,
  • Kushton më lirë krahasuar më disa konkurrent të tij,
  • Ndërfaqen e lehtë dhe të përdorueshme,

Mangësitë:

  • Jetëgjatësia mesatare e baterisë .

Dizajn të shkëlqyeshëm, ekran të mprehtë, kamerë shumë të mirë dhe përformancë të shkëlqyer.

A duhet ta konsideroni LG G3 si telefonin tuaj të mençur gjatë 2015? Ne e testuam se si qëndron puna me këtë të fundit, dhe…

Gjersa në sipërfaqe mund të duket që tregu i telefonave të mençur mbetet kumbues, dinamik, dhe një vend i stërngarkuar, në të vërtet është relativisht i stagnuar, së paku, duke e krahasuar se si ishte pak kohë më parë.

E vërteta që ka rëndësi është e ashtuquajtura “arms race” (krahët e garës) e cila është duke tërhequr afër- një procesor dhe pjesët tjera harduerike të telefonit përmes pllakës tani janë shumë më shumë të fuqishme sesa ato duhet të jenë për shumicën e softuerit dhe kapacitetet në dispozicion.

Përformanca pak a shumë është nivelizuar, jo vetëm ndërmjet prodhuesve të telefonave, por nga më i shtrenjti tek më i liri gjithashtu.

Dizajni dhe Hardueri

Në shikimin e parë LG G3 është një bishë atraktive me disa kualitete që nuk mund t’i gjesh në tregun e telefonave të mençur. Së pari, gjithçka sillet rreth atij ekrani të madh, duke qenë njëra nga ofertat e pakta në dispozicion e cila vërtet mund të përshkruhet si nga “skaji në skaj”. Trashësia e LG G3 është edhe një gjë tjetër që e bënë edhe më të bukur dizajnin e tij, pra sipërfaqja e gjerë është në proporcion të drejtë me atraktivitetin e telefonave që donë të thotë sa më i ngushtë që është aq më i mirë duket telefoni.

LG G3- front- Ameble

Gjëja që me të vërtet duket të jetë kuriozitet  e që ndërlidhet me dizajnin se si LG ka qenë duke i dëgjuar kërkesat dhe dëshirat e konsumatorëve, ose edhe çka të tjerët ishin duke thënë paraprakisht, përgjatë dhe pas lansimit të Samsung Galaxy S5 dhe HTC One M8.

Kopertina e LG G3 është e përbëre nga materiali i veçantë plastik që në fakt e bën të duket sikur të ishte metalik, pra në LG G3 nuk është përdorur ajo llojë plastike e butë në prekje, por një material i fortë, i lëmuar. E kur jemi tek kjo pjesë, duhet të cekim faktin që pjesa e lëmuar është paksa e rrëshqitshëm dhe për disa mund të jetë e vështirësi ta mbajnë pajisjen në dorë. Në përgjithësi ndërtimi i përparmë i këtij telefoni është i qëndrueshëm dhe vërtet dallon nga konkurrentet.

Siç jemi mësuar të presim nga produktet më të shitura të LG, kualiteti i ndërtimit është i fortë dhe është kryesisht një padisje e fuqishme. Në testet e hedhjeve që janë shpërndarë në internet, shohim që kjo pajisje është mjaft e qëndrueshme, dhe jo lehtë thyhet.

Të gjitha opsionet e lidhjes që ju mund t’i pritni nga një smartphone i rangut të tillë siç është LG G3 ky telefon i ka, duke përfshirë 4G LTE të plotë dhe të dhëna të mobility 3G (përmes një Micro-Sim), lidhje të dyfishtë Wifi  (me Wifi Direct dhe Hotspot), Bluetooth 4.0 dhe microUSB. Gjithashtu përmban DLNA, infrared, NFC, AGPS(GLONASS), dhe Radio FM.

Në brendi të LG G3 është i integruar procesori me çip Qualcom Snapdragon 801 katër-bërthamorë i bazuar në arkitekturën Krait 400, specifikisht modeli Clocked MSM8975 AC në 2.5 GHz. LG G3 bartë një sasi te procesimit grafik (GPU) Adreno 330 dhe ka kapacitet prej 3GB RAM memorie në krahasim me LG G2 që kishte 2GB.

Ekrani

Çka rreth ekranit? Në fakt ekrani i LG G3 është me të vërtet i përsosur. Është tepër i mprehtë, duke ju falënderuar rafinimit të kujdesshëm që i ёshtё bёrё. LG G3 ka ekran IPS+LCD me dendësi tё rregulluar të ultra-pikselave dhe me një rezolucion çmendurisht të lartë 2560×1440 piksela QHD, me një diagonale 5.5 inç që jep dendësinë e 534 pikselave për inç. Ngjyrat e LG G3 janë gjithashtu tё mira dhe tё gjalla, të bardhat janë shumë të pastra, dhe aty nuk duket të kemi ndonjë hedhje të ngjyrës nga i gjithë sistemi. Tonet e zeza dhe të errëta kanë një thellësi të mirë, edhe pse nuk janë më të thella duke e krahasuar me diçka si OLED por shkëlqimi është perfekt në përdorimin e përgjithshëm tё këtij telefoni.

Shfaqja e videove nё formatet e kualitetit te lartё nuk ёshtё vetëm një tregim por, një gjë e vërtet ku shkëlqesia e LG G3 bën që ekrani i juaj i vogël tё shndërrohet nё një kinema multimediale.

A është LG G3 rezistent ndaj ujit?

Ju ndoshta e keni vërejtur se së fundmi është një tendencë në hapësirat e telefonave të mençur pёr tё krijuar telefona qё janё rezistent ndaj ujit. Kёta tё fundit janë tё certifikuar me standardin “IP”. Si pёr shembull Sony Xperia Z me certifikatën IP58, apo Samsung Galaxy S5 me IP67.

Me lansimin e LG G3, LG nuk e përmendi një mbrojtje të tillë nga materialet e lagështa për produktet më të shitura të kohëve të fundit. Pra, zyrtarisht LG G3 nuk posedon certifikatë tё tillë dhe kështu nuk jep asnjë llojё garancie nga rёnjet apo kontaktin me ujin.

Jo zyrtarisht, sidoqoftë, disa përdorues të “guximshëm” e kanë testuar dhe e kanë gjetur befasisht të forte dhe tё qëndrueshëm ndaj kësaj sfide.

Softueri

Struktura bazike e softuerit të LG G3 përcillet me stok ROM-in Android 4.4, KitKat me mundësi përditësimi tё menjëhershëm nё Android 5.0 Lollipop. Sistemi operativ i LG G3 ёshtё i përshtatur pёr kёtё tё fundit, dhe dallon pёr disa gjёra nga telefonat tjerё tё mençur. Kur jemi nё kёtё pikё, duhet tё përmendim edhe karakteristikat e aplikacionit tё integruar Knock On që fillimisht u gjend edhe nё LG G2, e që lejon përdoruesin tё ndezë apo fikё telefonin me një prekje tё dyfishtë nё ekran.

LG G3-1 front- Ameble

Në ballinën e LG G3 gjejmë pjesën e ndërfaqës sё përdoruesit (UI) gjë që ёshtё shumë e përshtatshme nё KitKat dhe po ashtu nё LG G3, pastaj kemi pjesën e aplikacioneve dhe Widgets. Sido që të jetë, ka disa përshtatje që janë pakë delikate dhe ato jo-delikate të cilat janë programuar dhe përshtatur me mjeshtri të përkryer. Sikur me shumicën e telefonave Android, ju mund ti ri-aranzhoni ikonat dhe Shortcuts duke i vendosur në pjesën fundore të ekranit, por në G3 ju gjithashtu mund ta lëvizni edhe ikonën përmes së cilës hapen aplikacionet.

Zëri

Altoparlantët e LG G3 janë tejet të mire dhe kualitativ. Gjithashtu altoparlanti i brendshëm i LG G3 është tejet zhurmshëm. Sikurse edhe tek shumica e smartphone-ve edhe tek LG G3, prodhimi i zërit është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij.

Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe po ashtu ka opsionin “Extra Volume” që e rrit dëgjueshmërinë e mikrofonit.

Përformanca dhe Bateria

G3 është i shpejtë – dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Procesori i G3 prej 2500 MHz katër-bërthamorë dhe RAM memoria prej 3GB janë ato që i japin fuqi kësaj pajisje. Snapdragon 801 është çipi i procesorit të G3, dhe si i tillë konsiderohet ndër çipat më të shpejtë për kohën kur është publikuar.

Sa i përket baterisë LG ka krijuar një celulë me bateri të lëvizshme tё fuqisë 3.000 mAh, e cila është e përdorshme  pasi që e lejon ndërrimin e baterisë. Ne nё Ameble e kemi bёrё testin e baterisë dhe mund tё konstatojmë që LG G3 ka bateri shumë të mire dhe mjaft të qëndrueshme. Gjatë testimit kemi parë që filmi zgjat 2 orë e 45 minuta. Me ndriçim të plotë (duke e mbajt në mend që ky është një rezolucion i lartë masiv dhe ekran ultra të ndritshëm) dhe Wifi të lëshuar, shikimi i filmit të plotë harxhoi baterinë deri në 37%.

Sidoqoftë, duke e rimbushur baterinë 100%, duke e ngarkuar filmin së pari e pastaj duke e shikuar në parametrat e njëjtë bateria qëndroi denjësisht në 50%, gjё qё ёshtё shumё mirё.

Kamera

Sikurse edhe modelet paraprake të telefonave të mençur të LG, edhe LG G3 ka dy kamera. Ajo frontale është 2.1 megapikselë dhe mund të përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk, ndërsa kamera e pasme është 13 megapikselë. LG G3 nëpërmjet softuerit të integruar ofron opsione të ndryshme të efekteve  të fotografisë gjatë fotografimit të cilat mund të përzgjidhen drejt për së drejti.

LG G3 Camera

Pas përditësimit ne Android 5.0 Lollipop shtohen edhe shumë efekte dhe mundësi të tjera për këtë kamerë.

Përveç efekteve, ofrohen edhe opsione të tjera nëpërmjet funksionit Mode, dhe ju do të përjetoni një argëtim me opsionet e ofruara sikurse Best face, Best photo, Beauty face, Sound & shot, Drama, Animated photo, Rich tone, Eraser, Panorama, Sport dhe Night.

Sa i përket kualitetit të fotografisë dhe incizimit lirisht mund të themi se kamera e LG G3 është pothuajse e përkryer. Gjatë testimit të kësaj pajisje ne kemi konkluduar që një pike e forte e LG G3 është edhe kamera e tij.

Hapësira

Kur jemi tek hapësira, LG G3 vjen në dy versione: versioni që ka hapësirë interne prej 16 GB me mbështetje të SD-Kartës deri në 128GB dhe që është prodhuar kryesisht për disa operatorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesë tjera të Evropës dhe kemi versionin 32GB të hapësirës interne me mbështetje të SD-Kartës deri në 128GB. Llojet e SD-Kartës që LG G3 mbështet janë: microSD, microSDHC, microSDXC. Në të dyja këto versione ju mund të ruani aq shumë të dhëna duke përfshirë muzike, fotografi dhe dokumente të tjera.

Përfundimi

Shtrohet pyetja: A me ble LG G3?

Përgjigja jonë e thjesht është PO. Çmimi i këtij smartphone në treg është tejet modest bazuar në karakteristikat dhe përformancen e tij. /ameble

VLERËSIM
Dizajni
10
Hardueri
10
Performanca
9
Kamera
9
Ekrani dhe Zëri
9
SHPËRNDAJE
  • LG G3

    Me siguri keni pas mundesi qe ketij vlersimi me ja bashkangjite edhe disa fotografi, per te vertetur konkludimin tuja per kualitetin e kameres.

  • Arbios

    Sa kushton

    • ameti

      330 – 350 ojro

  • Hazeri

    po ja vlejka, pse me marr iphone palidhje, kur ky te koka ma i mire dhe ma lire.