SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy S3 është android smartphone i projektuar dhe zhvilluar nga Samsung Electronics dhe njëkohësisht është pasardhësi i Samsung Galaxy S2. Pas një faze tetëmbëdhjetë muajshe të zhvillimit, Samsung zbuloi produktin S3 më 3 maj 2012 në Londër. Pajisja u lansua në 28 vende evropiane dhe vendet e Lindjes së Mesme më 29 maj 2012, ndërsa lansimi në mënyrë progresive në tregjet e tjera të mëdha në qershor 2012. Ajo që duhet theksuar është se, më shumë se 20 milion njësi të Samsung S3 janë shitur brenda 100 ditëve të para të lansimit të tij në treg që ka qenë një sukses në të gjitha aspektet për kompaninë gjigante.

Përparësitë:

  • Ekran Super AMOLED 4.8” me rezolucion 720×1280
  • Procesor Quad core, 1400 MHz, ARM Cortex-A9
  • 1 GB RAM
  • Kamera  e pasme 8 Megapixel
  • Video incizim 1920×1080 (1080p HD)
  • Jetëgjatësia e mire e baterisë

Mangësitë:

  • Kapaku nga plastika
  • S Voice

Hardueri dhe Dizajni

Për shkak të rritjes së madhësisë së ekranit, dimensionet e përgjithshme të telefonit janë shumë të mëdha në krahasim me paraardhësit e tij dhe kontakti i parë me të, disi len një përshtypje jo shumë impresionuese. Por gradualisht nga momenti i përdorimit të tij, kjo përshtypje largohet dhe fillon familjarizimi me të, pa marrë parasysh madhësinë e telefonit. Por duhet të jemi shumë të sinqertë dhe të qartë se Galaxy S3 nuk të jep një ndjenjë të telefonit të lirë. S3 posedon një ekran solid me Gorilla Glass 2, një harduer të paketuar shumë mirë dhe një kapak më të fortë të baterisë. Kapaku nuk është plastikë standarde është një legurë speciale nga polikarbonati që ka një fleksibilitet dhe relativisht e fortë në të njëjtën kohë.

Pjesa e përparme ka ekranin  4.8 inç “HD Super AMOLED me rezolucion 720X1280 pixel, një buton me presion (Home), 2 butona kapacitiv (Menu dhe Back) dhe kamerën frontale 1.9  megapixel së bashku me senzorët e tjerë. Pjesa e prapme përmban kamerën kryesore 8 megapixel së bashku me LED flash, ku nga ana e djathtë e kamerës janë të vendosura altoparlantët.

Me largimin e kapakut të baterisë mundësohet qasja për Micro SIM dhe për kartelën Micro SD. Në pjesën e sipërme gjendet jack-u 3.5mm për konektim të ndëgjojseve.

Në pjesën e djathtë gjendet butoni i ndezjes/ndaljes, ndërsa butonat për ngritje/zbritje të zërit gjenden në pjesën e majtë. Pjesa e poshtme përmban portën micro USB për mbushje e cila mund të përdoret edhe për video dalje për lidhje në TV.

Ekrani dhe Zëri

Ekrani në S3 është i shkëlqyer dhe ka një përmirësim të madh mbi shumicën nga ekranet e brezave të mëparshëm. Është gjithashtu shumëngjyrësh 1280X720, (720p) pixela, me te vërtet ka kënde të mëdha shikimi dhe të zeza me të vërtetë të errëta dhe ngjyra të theksuara (që rezulton në një kontrast superior), ekrani i Galaxy S3 është impresionues në çdo aspekt, duke përfshirë këtu edhe operimin e telefonit nën dritën e diellit.

Në anën tjetër, prodhimi i zërit nga ky smartphone është i mjaftueshëm duke marrë parasysh destinimin e tij. Në rast të thirrjeve telefonike, dëgjohet lehtë dhe ka opsionin ekstra Volume që e rrit ndishmerine e mikrofonit. Për dëgjim të muzikës ju preferojmë ndëgjojse që janë prezent edhe në paketim.

Kamera

Kamera e Samsung Galaxy S3 pothuajse është e ngjashme me kamerën e paraardhësit të tij, por me dy funksione ekstra që e bëjnë kamerën e Galaxy S3 më të shpejt dhe më stabil. Keto funksione janë Burst Mode (Një veti që fotografon disa foto brenda 1 sekonde) dhe Image Stabilization (Një teknikë për të reduktuar fotografit të turbulluara që krijohen gjatë lëvizjes së kamerës). Galaxy S3 posedon 2 kamera, të përparmen me 1.9 megapixel, që mund të përdoret për video thirrje me Skype apo Google Talk, dhe të prapmen 8 megapixel. Të gjitha fotot në këtë vlerësim janë realizuar me Galaxy S3 (klikoni fotot për rezolucion të plotë).

Softueri

Galaxy S3 vjen me Android ICS 4.04. mirëpo zyrtarisht në momentin e postimit, Galaxy S3 është përditësuar në Jelly Bean 4.1.1 dhe pas 1 muaji diku kah fundi i Dhjetorit 2012 në JB 4.1.2. Padyshim, me përditësimin në fjalë dhe Project Butter nga Google, Galaxy S3 ka përformancë shumë ma të shpejt e posaçërisht nëse bëni “factory reset” pas përditësimit , sepse me reset mënjanohen elementet të mbetura nga ICS (4.0.4) që harxhojnë resurset pa nevojë. Ne më herët kemi bërë vlerësimin e JB 4.1.1 kështu që nuk do të shkruajmë më shumë por do të shikojmë risit me ketë përditësim.

Duhet të cekim se SAMSUNG bën një punë të mirë për të përditësuar softuerin gjë që përdoruesit e vlerësojnë shumë.

Performanca dhe Bateria

Samsung Galaxy S3 nën “plastiken” e tij e ka të vendosur një quad-core Exynos 4212 Samsung Quad procesor , i cili është i bazuar në arkitekturën ARM Cortex A9, me 1 GB RAM. Gjatë përdorimit të telefonit ju e ndieni shpejtësinë, si me aplikacione ashtu edhe me ndërfaqe pa probleme. Megjithatë, është një vonesë e çuditshme kur selekton kontaktet që mund të marrë gjysmën apo një sekondë për tu aktivizuar, ndoshta pse i kam diku rreth 190 kontakte por është një send që tërheq vëmendjen. Gjatë shfletimit në sistem operativ si dhe rreth web faqeve komplekse, si ajo e ameble.com me flash, foto dhe video, S3 e përballon shumë lehtë. E njëjta gjë vlen edhe për lojëra më të rënda grafike ku procesori grafik Mali-400 MP e bën detyrën qetë, bile duke mos e ngrit temperaturën e telefonit si është rasti me S2.

Edhe një funksion që është përmirësuar dukshëm është GPS , ku tani për një kohë të shkurt identifikon satelitët me ndihmën e sensorit magnetik si dhe saktësia e lartësisë mbidetare është përmirësuar duke falënderuar sensorit te shtypjes ( Barometri).

Për të parandaluar konsumin e baterisë nga Quad Core CPU të fuqishme dhe AMOLED ekranit me rezolucion të lartë, Samsung ka vendosur një bateri 2.100 mAh, që gjatë këtyre 6 muajve të përdorimit mund të them deri më tani nuk jam zhgënjyer, përveç kapacitetit Galaxy s3 ka edhe vegla të tjera që parandalojnë harxhimin e baterisë si Smart Stay, Power saving etj. Dhe mos të harrojmë se baterinë mund të ndërroni që ju mundëson të keni edhe një rezerve nëse kaloni jashtë shumicën e kohës si dhe pasi që kapaciteti i baterisë harxhohet pas 15-18 muajve ju nuk keni nevojë të shkoni në servis për të zëvendësuar siç është rasti me iPhone apo me HTC One X.

Përfundim

A me ble Galaxy S3? Po, pa hezitim. Në aspektin e përdorshmerisë të pastër dhe performancë të fortë, neve më të vërtetë na pëlqen ajo që Samsung ka plasu në treg. Nëse keni Galaxy S2 apo S atëherë do të vendosni shumë lehtë për këtë model, nëse e bleni për herë të parë do te jetë pak e vështirë të vendosni mes këtij dhe një HTC One X, ku hardueri është ndërtuar me cilësi më të mirë si dhe kamera është më e mirë në disa aspekte, por në aspektin e përdorshmerisë më të lehtë, vendit për SD kartel, baterisë te zëvendësueshme si dhe përditësimeve pa vonesa, mendojmë se Samsung Galaxy S3 për pak kohë do të ua marr zemrën. |ameble|

VLERËSIM
Dizajni
8
Hardueri
9
Ekrani dhe Zëri
7
Performanca
9
Kamera
9
SHPËRNDAJE