SHPËRNDAJE

Të gjitha kartelat SD që përdoren në kamera dhe telefona në shikim duken të jenë të njëjta. Mirëpo pas përdorimit të SanDisk Ultra Class 10 UHT1 mund të themi lirisht së kjo kartel është e përkryer për shumicën e pajisjeve.

Pasi që i humba disa orë në amazon.com duke hulumtuar  për kartela dhe duke analizuar shpejtësinë e leximit/shkruarjes (read/write) në shumë modele si Transcend, Lexar, Kingston vendosa për SanDisk Ultra, me një konfidencë dhe besueshmëri që ofron marka SanDisk, si dhe ekuilibër më të mirë të performancës dhe çmimit në krahasim me konkurrencën. E gjeta kartelën në shpallje të vogla në Kosovë dhe e porosita menjëherë, çmimi i saj është 22 € për modelin 16Gb.

Shikoni videon, së çfarë pranova pastaj:

Kartelën e vendosa menjëherë në Smartphonin tim HTC Desire HD dhe pasi që e kam root, e kam edhe mundësin të transferoj gati të gjitha aplikacionet në kartelen SD. Kur transferimi përfundoj e ristartova pajisjen dhe fillova të testojë performancën. Mund të them që nuk vërejta asnjë dallim, aplikacionet funksiononin si të ishin ne memorien flash të smartphone-it, transferimi me USB2 i fotografive dhe filmave ishte shumë i shpejt në krahasim me kartelën e vjetër të klasës së 6 (Class 6).

Përndryshe kartela është shumë e qëndrueshme sipas udhëzuesit është rezistent ndaj ujit dhe temperaturave të larta, por që ne nuk guxuam ti provojmë  këto dy funksione. 🙂

SanDisk Ultra U1 Class 10 lexon dhe shkruan të dhënat me shpejtësi deri në 30 MB/s dhe përdor një SD standard (specifikë) të quajtur Ultra High Speed I.

Në krahasim me kartelat tjera të klasës së 6 dhe 10 që mbërrin shpejtësi maksimale deri 10 MB/s për një diferencë të vogël 4-6 € ju mund keni një kartelë SD që mund të përdorni në shumë pajisje si në kamera digjitale, tabletë, video kamera etj.

Ne kemi provuar në nga kamera GoPro HERO2 dhe kemi marr rezultate mahnitëse, përveç saj kartelën e kemi provuar edhe nga Smartphone-i Galaxy S3 ku me Burst Shoot kartela ka përformuar shumë mirë duke marrë 8 foto në sekondë. Në foto mund ta shihni testin e realizuar me SD Tools.

Në videon e më poshtme mund të shihni dallimin në mes të klasës 6 dhe kartelës tonë të klasës 10 UHT1. |ameble|