SHPËRNDAJE

I lirë e i mirë, i vogël dhe i shpejtë. Kështu vlerësohej nga konsumatorët që për multimedia zgjidhnin WD TV Live.

Përparësitë:

[checklist]

  • Procesori nga Sigma Designs
  • I lirë
  • I vogël dhe praktik për bartje
  • I shpejtë
  • Konsumues i vogël i energjisë

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • Nuk ka Internet browser
  • Nuk ka mundësi të zgjidhet rezolucioni në YouTube
  • Bllokohet ndonjëherë në YouTube për shkak se i mban videot e lëshuara në RAM memorje
  • Nuk ka qasje nga telnet ose ssh

[/badlist]

 

Historiku

Pas projekteve të shumta nga entuziastët e platformës satelitore digjitale për PC si: VDR, MythTV, LinuxTV etj. e që më pas rezultoi në platformën Multimedia Streaming për PC si: Boxee, XBMC, HTPC etj. erdhi edhe ideja e parë për ti integruar të gjitha këto në një pajisje të ashtuquajtur Popcorn Hour e cila ishte platformë brilante dhe me përkrahje të fuqishme nga entuziastët.

Pasi që të gjitha projektet ishin të hapura (OpenSource) dy kompani prodhuese si: Sigma Designs dhe Realtek  filluan të punojnë në anën harduerike sepse kërkesa rritej çdo ditë e më shumë për pajisje të vogla, me harxhime minimale të rrymës dhe me mundësi përpunimi të sinjalit 1080p. Tashmë gati të gjithë HDTV që dalin në treg kanë të integruar platformën pothuajse të njëjtë e cila quhet SmartTV por me harduer të ndryshëm.

Hyrje

Western Digital gjithashtu bëri një bujë me prezantimin e WD TV Live ku ishte një zgjedhje perfekte multimediale me karakteristikat e lartpërmendura. Më poshtë mund të shihni se çka ka brenda kutisë.

Dizajni

Dizajni i përkryer në WD My Book seritë u vazhdua edhe në WD TV Live, por këtu me një kombinim dy ngjyrësh.

Pjesa para përmbanë:

  • Dritën sinjalizuese kur pajisja lëshohet (ana e majtë)
  • Pranuesin e telekomandës
  • Dritën sinjalizuese kur USB pajisjet janë të vendosura (ana e djathtë)

Pjesa mbrapa përmbanë:

  • Furnizuesin e rrymës (12V, 1.5A, 18W)
  • USB port 2
  • HDMI
  • Optical digital audio out
  • Ethernet 10/100 Mbs
  • Audio dhe video out
  • Component out

Pjesa në anën e majtë përmbanë:

  • USB port 1
  • Reset

Dimensionet: 40 mm (gjatësia) x 125 mm (gjerësia) x 100 mm (thellësia)
Pesha: 330 g

Hardueri

Ajo që e bën të fuqishëm WD TV Live ëshë procesori i përzgjedhur nga Sigma Designs SMP8655. Më poshtë mund të shihni diagramin dhe përmbajtjën se çka na ofron ky procesor. Destinimi  i Sigma Designs për të prodhuar këtë seri SMP8650 me katër versionet e saj ishte përdorimi në platformat e IPTV-së, Cable, Network Players etj. Dizajni me përpikëri dhe shfrytëzimi i hapësirës në maksimum e bën pllakën e WD TV Live të vogël ku për prodhuesit është një sfidë.

Komponentët e përzgjedhur për WD TV Live janë:

  • Procesori: SMP8655 (Sigma Designs TangoX)
  • Modeli: MIPS 24K V7.12 FPU V0.0
  • Shpejtësia: 500 Mhz
  • Frekuenca: 333 Mhz
  • DSP frekuenca: 333 Mhz
  • USB: v2.0
  • HDMI: v1.3a (8-bit dhe 12-bit deep color, xvYCC)
  • Optical: DTS v2.0
  • RAM: DDR2-800 512MB (64-bit DRAM)
  • Flash: 256MB (8-bit NAND)
  • Ethernet: RTL8201EL 10/100 Mb

Konsumi i energjisë është:

  • I qetë (standby)  3W
  • I ndezur (on)  5W
  • I ndezur me USB-HDD  7W
  • Ngarkesa maksimale  10W

Hardueri është i prodhuar në dy versione:  të Amerikës në sistemin NTSC (WDBAAN0000NBK) dhe të Evropës në sistemin PAL (WDBAAP0000NBK).

Në foton më poshtë shihet moduli CN4 (port serial) i rezervuar për ata që kanë njohuri më shumë ose personelin e autorizuar për të identifikuar problemet e pajisjes. Për më shumë informata lidhuni në WIKI.

Softueri

Softueri ose sistemi operativ i WD TV Live është Linux ku versioni i fundit është v1.06.15 e brenda gjenden: wdtvlive.bin, wdtvlive.fff dhe wdtvlive.ver. Sistemi operativ ka dy mënyra të freskimit: nëse WD TV Live ka qasje në Internet atëherë posa të lëshohet duhet të shkoni në: Settings, System settings dhe Update device ku do t’ju tregoj për versionin aktual dhe mundësinë për të shikuar për version më të ri “Check for new update” dhe mënyra tjetër është manuale ku pasi të shkarkohet nga faqja zyrtare duhet të hapet me zip softuerin dhe të kompresohet në ndonjë flash memorie ose USB-HDD sepse pajisja posa të lëshohet së pari tenton të lexoj wdtvlive.ver ku brenda tij gjendet versioni  i cili identifikon nëse sistemi operativ ka nevojë të freskohet e më pas do të shfaqët në meny New firmware found. Të interesuarit për të shtuar ose modifikuar softuerin, Western Digital gjithashtu ka publikuar GPL kodin (source code) për të cilët kanë njohuri më shumë në sistemin e përpunimit të kodit në Linux. Disa nga entuziastët të cilët bëjnë modifikime dhe janë më të popullarizuarit mund ti gjeni në faqen e tyre të quajtur WDLXTV. WD TV Live gjithashtu përkrahë tastierë me USB, USB Wireless, flash memorie ose USB-HDD me kapacitet më të madh se 2 TB dhe kamera të ndryshme digjitale.

Më poshtë mund të shihni disa prej opsioneve të menysë.

Përpos përkrahjes së mediave në rrjet lokal dhe nga USB memoriet e USB-HDD kemi edhe opsionet nga Interneti sikurse: Youtube, Facebook, Flickr, Pandora, Mediafly, AccuWeather, Flingo, Live365, Tunein, Deezer dhe Funspot lojra të ndryshme.

Formatet që përkrahën nga WD TV Live mund ti shikoni në foton që vijon:

  • MPEG2 MP@HL deri në 1920x1080p24, 1920x1080i30 ose 1280x720p60 rezolucion
  • MPEG4.2 ASP@L5 deri në 1280x720p30 rezolucion dhe nuk ka mbështetje për GMC (global motion compensation)
  • WMV9/VC-1 MP@HL deri në 1280x720p60 ose 1920x1080p24 rezolucion
  • VC-1 AP@L3 deri në 1920x1080i30, 1920x1080p24 ose 1280x720p60 rezolucion
  • H.264 BP@L3 deri në 720x480p30 ose 720x576p25 rezolucion
  • H.264 MP@L4.1 dhe HP@4.1 deri në 1920x1080p24, 1920x1080i30, ose 1280x720p60 rezolucion

Për ta dëgjuar zërin shumë kanalësh nga të gjitha anët (surround sound) duhet të keni hyrje digjitale (optical) në pranuesin tuaj

  • RGB JPEG vetëm formatet e ngjeshura (compressed) dhe progresiv JPEG deri në 2048×2048
  • TIFF vetëm me një shtresë (single layer only)
  • BMP vetëm jo të ngjeshur (uncompressed only)

Performanca

Sipas mendimit tim e të tjerëve që posedojnë këtë pajisje ku nga çmimi, madhësia, konsumi i energjisë e performanca kjo është një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë me performancë mahnitëse e që nuk ja vlen të mundohemi për të krijuar pajisje multimediale me PC.

 

Këtë pajisje mund ta bleni për 60€ në 

[divider top=”0″]