SHPËRNDAJE

WD_WE2_feature

WD My Book World Edition II (2TB) është njëri prej NAS-ve (Network Attached Storage) për shtëpinë tuaj të cilin do ta prezantojmë e vlerësojmë.

Përparësitë:

[checklist]

  • Praktik dhe dizajn elegant
  • Konsumues i vogël i energjisë

[/checklist]

Mangësitë:

[badlist]

  • Ueb qasja e ngadalshme nganjëherë
  • Plastika vezulluese shumë e ndjeshme

 

[/badlist]

Historiku

Ideja për NAS (Network Attached Storage) filloi që nga viti 1980 kur për herë të parë prezantohet Remote File Access për UNIX nga Newcastle connection dhe Newcastle University. SUN mircosystems në vitin 1984 lanson NFS (Network File System) i cili mundëson që klientët ti qasen ruajtjes së të dhënave në server përmes rrjetit. E inspiruar nga shumë të tjerë 3COM konsiderohet ndër të parët që ndërtoi NAS-in dedikuar sistemeve operative për desktop. Popullariteti më i madh për NAS filloi në vitin 2010 kur shumë kompani prodhuese bënin garë njëra me tjetrën.

Hyrje

Pasi që tashmë shtëpitë tona janë mbushur me pajisje të ndryshme si: PC, Tablet, SmartPhone, Smart TV, Gaming Consoles etj. vije kërkesa edhe për centralizimin e të dhënave ku do të mund ti qasemi shpejt dhe lehtë, e kjo është pajisja e quajtur NAS (Network Attached Storage).

Shumë nga të dhënat personale si dokumente, foto, filma, muzikë etj. pas bartjes nëpër CD/DVD ose Flash disk/External HDD janë prishur ose i kemi humbur dhe puna me vite te tëra është zhdukur, e kjo është njëra prej arsyes pse duhet të keni NAS në shtëpinë tuaj. Pasi që teknologjia po zhvillohet shumë shpejtë kapaciteti i fotove, muzikës dhe filmave çdo herë rritet ku dhe bartja nga njëra pajisje në tjetrën është bërë e mundimshme. NAS të gjitha këto i centralizon dhe kjo është arsyeja e dytë që duhet të keni. A ja vlen të merremi me gjitha këto probleme dhe shpenzime e në fund mos të jemi te kënaqur sepse kemi humbur të gjitha, unë them që nuk ja vlen sepse NAS është i dedikuar ti eliminoj të gjitha këto.

Më poshtë mund të shihni paketimin me pajisjet përcjellëse:

 

IMG_0051IMG_0052

IMG_0053IMG_0059

Hardueri

Pajisja NAS mund të konsiderohet si një kompjuter i vogël por me harduer të limituar ku qasja është e mundur vetëm nëpërmjet WEB-it ose SSH-it.

WD My Book World Edition II, ka seritë prej 2.4 dhe 6 TB të ndarë në dy green HDD me mundësit në RAID 0, 1 dhe JBOD. Ka një dizajn të bukur me ngjyrë të bardhë, i ndërtuar nga plastika vizëlluese (nuk ka nevojë që të fshihet në ndonjë dollap). Konsumi i energjisë për serinë 2TB është max 15 Watt gjatë transferit e 5 Watt duke pushuar (sleep mode) që është shumë i përshatshëm tek ne, sepse me një UPS të thjeshtë NAS mund të qëndroj me orë të tëra kur nuk ka rrymë.

Më poshtë mund të shihni harduerin që përmban WD My Book World Edition II (2TB):

  • Procesori:  OXE810DSE (ARM926EJ-S me takt punues prej 370 MHz)
  • RAM memorja:  128 MB
  • 2 x SATA porte me përkrahje të HDD 1.5 GHz dhe 3 GHz (RAID 0, 1 dhe JBOD)
  • 1 x Ethernet port  1 Gbit
  • 1 x USB port version 2 deri në 480 Mbs

WD_WE2_inside_frontWD_WE2_inside_back

Softueri

WD My Book World Edition II, ka sistemin operativ Linux me versionin e kernelit 2.6.24.4 i cili ngritët nga HDD-ja (nuk ka flash memorje). Qasja nga ueb-i ka dy menyja: bazike e thjeshtë (themelore) dhe të avancuar (më shumë opsione).

WD_WE2_menu_basicWD_WE2_menu_advanced

Në CD keni gjithashtu softuerin i cili instalon dy programe: WD Discovery dhe WD Anywhere Backup. Programi i parë mundëson ta gjeni në rrjet NAS-in tuaj pa shikuar IP-në të cilën e ka marr ne Router, ndërsa i dyti ju ndihmon të krijoni dhe lidhni folder-at, e për konfigurim më të avancuar ju lidhë në uebfaqe. Ata të cilët nuk kanë IP publike dhe dëshirojnë ti qasen NAS-it nga jashtë MioNet ju mundëson këtë.

WD_WE2_anywhere_backupWD_WE2_mionet

Kur flasim për media streaming WD My Book World Edition II ka Twonky media serverin për t’ju qasur filmave, muzikës ose fotove nga pajisjet që përkrahin DLNA (Digital Living Network Alliance), kurse për pajisjet e Apple-it ka iTune server.

WD_WE2_media

Performanca

Performanca konsiderohet mjaft e mirë duke marrë parasysh harduerin me konsumim të vogël të energjisë, dhe HDD-të e serisë Caviar Green. Më poshtë mund të shihni edhe tre testet e bëra në RAID 1 (mirror) ku NAS-i është i lidhur direkt me PC (1 Gb).

WD_WE2_net_test_1Gb

Këtë pajisje mund ta bleni prej 180€ në  |ameble|

SHPËRNDAJE