SHPËRNDAJE

Vodafone LogoKompania e dytë mobile në Gjermani Vodafone Germany, ka lëshuar një deklaratë për media duke konfirmuar për një sulm masiv kibernetik në serverët e tyre që ka prekur së paku 2 milion konsumatorë. Hakerët, të cilët ende janë të panjohur, kanë arritur t’ju qasen emrave, adresave, detajeve të llogarive bankare dhe të dhënave shtesë nga llogaritë e tyre personale. Ai ose ajo nuk ka marrë ndonjë numër telefoni, kredit kartel ose numrat e bankomateve.

Kompania beson se sulmuesi nuk mund të ketë qenë nga jashtë, pa pasur informacione të brendshme vështirë që kish arritur një gjë të tillë. Ata kaë identifikuar një person të dyshuar dhe të mundshëm dhe janë duke punuar me autoritetet gjermane për kapjen e tij apo saj. Kompania ka paralajmëruar konsumatorët e tyre se sulmuesit mund të përdorin të dhënat personale që ata kanë dhënë.

Çështjet e privatësisë janë veçanërisht të ndjeshme në Gjermani, duke e bërë sulmin gjithnjë e më tronditës. “Në një intervistë për Reuters, eksperti i Internet për siguri Mikko Hypponen vuri në dukje se “kjo mund të jetë një nga rastet më të madha të vjedhjeve të dhënave personale për klientët gjermanë deri më tani.”

SHPËRNDAJE