SHPËRNDAJE

Vodafone nëpërmjet një emalit ka paralajmëruar klientët e iPhone 4S se ata nuk duhet pranuar përditësimin e sistemit operativ iOS 6.1 në smartphone-t e tyre deri në kohën e pacaktuar.

Pse nuk duhet bërë përditësimi i ri, vjen për arsye se janë shfaqur disa probleme me sistemin e ri  iOS 6.1 me të cilin disa iPhone 4S  nuk mund të lidhen ne internet, si dhe dërgimi dhe pranimi i teksteve është po ashtu parandaluar tek përdoruesit. Këto probleme janë shfaqur tek pajisjet e Vodafone që shfrytëzojnë rrjetin 3G.

Apple nuk ka komentuar për situatën e krijuar deri më tani, si dhe nuk ka pasur asnjë prononcim për përdoruesit e iPhone 4S se a duhet bërë apo jo, përditësimi i sistemit iOS 6.1 në këtë kohë. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE