SHPËRNDAJE

Vozitja2

Vozitja.com është një ueb faqe lokale që thjeshtë ka për qellim ofrimin e ndihmës për njerëzit. Ideja kryesore për krijimin e kësaj ueb faqe është që të zvogëlojë koston e udhëtimit me vetura dhe njëkohësisht të ofroje informacione rreth linjave të autobusëve dhe mjeteve tjera transportuese, orarin e të nisjeve, etj..

Kjo synohet të arrihet duke shërbyer si platformë ku shoferët që kanë vende të lira në veturat e tyre tua ofrojnë udhëtarëve me destinacion të njëjtë kundrejt një çmimi që mbulon një pjesë të shpenzimeve të rrugës.

Në anën tjetër portali shërben si platformë edhe për operatorët e ndryshëm të linjave të autobusëve të cilët mund të plasojnë informatat për orarin e nisjeve, çmimet e biletave, destinacionet e mundshme etj.

Një funksionalitet tjetër i vlefshëm për cilindo që ka para vetes një udhëtim është edhe mundësia për të planifikuar udhëtimin nga shtëpia deri në adresën e fundit duke kombinuar p.sh. një taksi nga shtëpia deri në aeroportin e nisjes, linja ajrore, një autobus urban nga aeroporti i mbërritjes deri në qendër të qyteti dhe një segment me metro prej aty deri në afërsi të hotelit.

Mjafton të klikoni mbi butonin “Planifiko udhëtimin” dhe të jepni adresën e nisjes dhe adresën e mbërritjes, duke përfshirë emrat e rrugëve dhe numrat.

Makina kërkimore do t’ju kthej një sërë kombinimesh të mundshme se si të arrini cakun tuaj më shpejt dhe më lirë.

Si funksionon?

  • Shoferët vendosin shpallje për udhëtimet e tyre duke precizuar itinerarin, kohën e nisjes dhe çmimin e udhëtimit.
  • Operatorët e linjave të rregullta postojnë linjat e tyre të autobusëve, po ashtu duke precizuar itinerarin dhe orarin e nisjeve.
  • Udhëtarët duke bërë një kërkim përmes vozitja.com nga vendi i nisjes deri në vendin e destinacionit do të kenë para vetes alternativat e udhëtimit që mund të jenë ose nga shoferët ose nga linjat e autobusëve.
  • Kontakti i mëtejmë dhe aranzhimet ndërmjet udhëtarit dhe ofruesit të udhëtimit bëhen drejtpërdrejtë dhe pa ndërmjetësim.

Për më shumë vizitojeni ueb faqen www.vozitja.com apo facebook/vozitja

SHPËRNDAJE