WhatsAppAplikacioni WhatsApp aktualisht është aplikacioni më i popullarizuar për dërgimin e mesazheve i cili këtë muaj arriti edhe një rekord të ri duke numëruar rreth 600 milion përdorues aktivë mujor duke e tejkaluar rekordin e arritur në Prill kur kishte rreth 500 milion përdorues aktiv.

Kryeshefi i kësaj kompanie, Jan Koum në një blog ka publikuar lajmin duke potencuar se vetëm në katër muajt e fundit janë shtuar edhe 100 milionë përdorues aktivë, gjë që tregon se përdorimi i shërbimeve të këtij aplikacioni janë në rritje e sipër.

Si duket kjo ishte edhe arsye kryesore pas së cilës ishte vënë udhëheqësi i Facebook-ut Mark Zuckerberg, i cili në muajin Shkurt kishte blerë aplikacioni WhatsApp për 19 miliard $ duke theksuar se WhatsApp është në një rrugë që të lidh 1 miliardë njerëz aktivë mujor.

Prandaj, mbetet të shihet se sa kohë do të nevojitet kompanisë për të arritur 1 miliard përdorues aktivë mujor. /ameble