SHPËRNDAJE

Whatsapp-FacebookDje kemi publikuar lajmin se Facebook ka blerë aplikacionin WhatsApp. Që në momentin kur WhatsApp u shit, përdoruesit e këtij aplikacioni kanë filluar të diskutojnë rreth mënyrës se si do të duket ky aplikacion, çfarë do të ndryshojë në të, etj.

Dhe pse është blerë nga Facebook-u, nuk do të shohim ndryshime pas marrëveshjes 19 miliardë dollarësh, sepse ky aplikacion është në gjendje të pëlqyeshme.

Jan Koum, shefi ekzekutiv i WhatsApp, ka shkruar në faqen zyrtare të kompanisë, për të lajmëruar 450 milionë përdoruesit e aplikacionin se nuk do të ndryshojë asgjë. Aplikacioni do të vazhdojë të funksionojë, pavarësisht faktit që është blerë nga kompania Facebook.

Përdoruesit do të kenë mundësi ta përdorin aplikacionin pa pagesë për një vit, pastaj do të paguajnë 99 cent çdo vit. Njëjt si më parë Aplikacioni do të përdoret në telefonat Blackberry, Windows, iOS dhe Android. Kompania ka thënë se nuk do të vendosin asnjë reklamë në aplikacion.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckenberg, ka shkruar gjithashtu në faqen e tij të Facebookut se kompania nuk do të ndërhyj në punët teknike të WhatssApp. \ameble

SHPËRNDAJE