Kthehemi pas, në muajin shkurt ku aplikacioni i famshëm WhatsApp kishte premtuar se do ta shtoj edhe opsionin për thirrjet me zë. Tani ky aplikacion i cili është në pronësi të Facebook-ut është gati të nxjerr në publik ketë opsion, pasi që kanë rrjedhur informata në përditësimin e fundit të aplikacionit për platformën Android.

Këto informata vijnë direkt nga uebfaqja e WhatsApp-it, ku kompania shpeshherë tregon informacione te reja për përditësimin e aplikacionit pa e paraqitur ende në PlayStore ose AppStore. Përditësimi i fundit i aplikacionit në fakt nuk u mundëson që të bëni thirrje me zë, por vetëm ofron detaje se si do të funksionoj kjo mundësi. Bazuar në informatat e reja duket se së shpejti do të mund të bëni thirrje përmes 3G, 4G dhe Wi-Fi, dhe mund ti ruani bisedat si dhe ti dëgjoni ato me vonë brenda aplikacionit.

Sipas informatave që kanë rrjedhur, janë bërë edhe disa fotografi ku mund të shihet se si do ta ketë pamjen përditësimi i WhatsApp-it.

whatsapp-voice-calling-1

Ende është e paqartë se a do ta lansoj WhatsApp-i ketë opsion në ditët në vijim apo duhet të presim deri në vitin e ardhshëm, edhe pse informatat e me hershme kanë qenë se ky opsion do të lansohet këtë vit. Krye-shefi i WhatsApp-it, Jan Koum, me herët ka thënë se ende është duke bërë marrëveshje me operatorët mobil me të mëdhenj në botë dhe ndoshta kjo është një ndër arsyet pse ky opsion nuk është paraqitur ende ne treg. /ameble