Nëpërmjet këtij materiali do të mundohemi t’iu informojmë se si mund të kontrolloni rrjetin tuaj WiFi, pikërisht a është dikush duke keqpërdorur sinjalin tuaj të internetit pa autorizimin tuaj. Shpesh herë, gjatë instalimit të sistemit WiFi, mund të mos merren parasysh hapat e sigurisë, duke vënë fjalëkalimet e lehta, të cilat mundësojnë qasjen e lehtë dhe të paautorizuar nga të tjerët duke keqpërdorur sinjalin tuaj të internetit.

Shtrohet pyetja se si të informoheni se, a është WiFi vetëm i juaji, si dhe të jeni në dijeni nëse dikush qaset në WiFi pa autorizim tuajin?

Një prej mënyrave të lehta që ne rekomandojmë është programi Wireless Network Watcher i cili mund të shkarkohet falas, nëpërmjet të cilit ju do të informoheni për rrjetin tuaj WiFi, si dhe për pajisjet e kyçura në te. Ky program mund të konfigurohet në mënyrë që çdo herë kur një pajisje e re kyçet në WiFi tuajin, ju do të jeni të njoftuar nëpërmjet sistemit alarmues.

Në vijim do të ju njoftojmë se si të instaloni dhe përdorni programin Wireless Network Watcher.

  1. Shkarko programin Wireless Network Watcher duke klikuar këtu.
  2. Përcilleni të gjitha instruksionet e ofruara gjatë instalimit të programit deri në mbarim.
  3. Pas instalimit, hapeni programin Wireless Network Watcher ku më pastaj do të hapet një dritare e re si në foton e më poshtme. Çdo herë kur hapet programi, automatikisht bëhet skanimi i WiFi tuajin, dhe do të paraqiten në dritare të gjitha pajisjet që janë duke e shfrytëzuar sinjalin tuaj të internetit.

        4.  Për të konfiguruar një alarm notifikues i cili do të alarmon çdo herë kur një pajsije e re kyçet në WiFi tuajin, shkoni tek moduli “Options”, dhe aktivizojeni fusnksionin “Beep on new Device” siç është paraqitur në foto më poshtë.

Duhet të keni parasysh se ky program është vetëm njoftues dhe ju mundëson të informoheni se cilat pajisje (laptop, PC, tablet, smartphone etj.) janë të kyçura në rrjetin tuaj WiFi. Nëse është gjithçka nën kontroll atëherë ju nuk duheni të brengoseni se pse WiFi është vetëm i juaji e jo edhe i të tjerëve.

Nëse pasqyra e ofruar nuk është ashtu siç ju keni menduar të jetë, dhe sinjali juaj i internetit përdoret po ashtu nga dikush tjetër, ju duhet të intervenoni menjëherë në ri-konfigurimin e sistemit të sigurisë së WiFi tuajin duke ndryshuar emërtimin e sistemit tuaj dhe duke vënë një fjalëkalim më kompleks, si p.sh. (@mEbl4u), etj. |ameble| [divider top=”0″]