Një tjetër paraqitje e Windows 10 është shfaqur duke zbuluar kështu një numër karakteristikash të reja, ku gjithashtu thuhet se për këto karakteristika Microsoft po planifikon të njoftoj në janar.

Windows 10 Cortana dhe Xbox

 

Përveç integrimit të shumëpritur Cortana, gjithashtu do të jetë edhe një aplikacion i ri për Xbox. Ky version vjen me shifrën e zhvillimit 9901, dhe është vetëm si test nga përdoruesit e Windows 10, raporton The Verge. Rrjedhjet e fundit kanë konfirmuar tashmë se Cortana do të jenë e futur në Windows 10, por shfaqja e tanishme tregon se si pikërisht do të funksionoj ajo.

Asistenti digjital Cortana do të integrohet në funksionin ekzistues të kërkimit Windows Search dhe do të përgjigjet nga të dyja, më zë dhe me tekst. Cortana për Windows 10 është në thelb e njëjtë me versionin e Windows Phone-it.

Përveç Cortana-s, më emocionuese për lojtarët është aplikacioni i ri i Xbox-it, që duket se do të veproj si një portë lidhëse për Xbox-in. Përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin të arriturat në lojëra, hyn në listën e miqve, të shohim aktivitete tjera, madje edhe të blejnë nga dyqani online Xbox. Më vonë është menduar që aplikacioni Xbox të ofroj edhe integrimin e SmartGlass.

Në ketë paraqitje të Windows 10 shihen ndryshime edhe në Control Panel, animacione të reja në TaskView switcher etj.

Këto ndryshime dhe tipare të reja si dhe lansimin e parë si para-pamje të Windows 10 Microsoft pritet t’i bëjë në një ngjarje në muajin janar. /ameble