Windows 10 For Raspberry Pi 2Me lansimin e modelit të ri Raspberry Pi 2, Microsoft njoftoi se versioni i ri i sistemit operativ Windows 10, do të mbështetet pajisjen Raspberry Pi 2 dhe të ofrojë atë falas më vonë gjatë këtë viti.

Në një prononcim për media, Microsoft njoftoi;

“Ne e shohim komunitetin Maker si një burim të mahnitshëm të inovacionit të pajisjeve që në vete përfaqësojnë themelin e valës së re të informatikës, dhe ne jemi të ngazëllyer që të jemi pjesë e këtij komuniteti. Vitin e kaluar kemi bërë një hap të rëndësishëm me komunitetit Maker duke krijuar Programin Windows për Zhvilluesit për IOt. Ne jemi duke marrë hapin e ardhshëm duke sjellë mjete kryesorë të zhvillimit dhe shërbimet falas për komunitetit e Raspberry Pi 2 nëpërmjet Programit tonë zhvillues të Windows-it për IOt.

Raspberry Pi është bërë shpejt një nga platformat e preferuara të komunitetit Maker sepse pajsjet e tyre janë avancuar, kanë kosto të ulët dhe modulet llogaritëse mundësojë zhvilluesve të sjellin visionin e tyre në jetë. Raspberry Pi 2 është një pajisje çuditërisht e fuqishme që hap botën e informatikës dhe programimit.

Ne jemi të ngazëllyer për punën tonë me Fondacionin Raspberry Pi 2 dhe për këtë arsye, Windows 10 do të mbështesë modelin Raspberry Pi 2 dhe do të jetë falas”, ka theksuar Microsoft në prononcimin për media.

Përndryshe, Raspberry Pi 2 ka çmimin vetëm 35$ dhe që nga sot është në shitje. /ameble