Windows 8.1 metro 1Microsoft do të lëshoj përditësimin e dytë të Windows 8.1 për ketë vit, Windows 8.1 Update 2, i cili do të jetë në dispozicion pa pagesë për përdoruesit e Windows 8.1 Update 1, kanë zbuluar grupi i hakerve nga WZOR.

Ky grup ka shtuar gjithashtu se Microsoft për të gjithë tjerët do të shes ketë version me një çmim të volitshëm. Më pastaj ata kanë thënë së edhe me Windows 9 do të ndodh e njëjta për ata që kanë të instaluar Windows 8.1 Update 2.

Kompania Microsoft pritet të organizoj një ngjarje të “rëndësishme” nga data 23 deri 27 Qershor, në të cilën pikë Windows 8.1 Update 2 mund të shfaqet zyrtarisht.

Grupi i hackerve WZOR ka thënë se Microsoft ka forcuar sigurinë e saj të Windows-it, duke e bërë pothuajse të pamundur qasjen, punonjësit përbrenda që dëshirojnë të përdorin versionin e fundit do të marrin nga një kopje personale të Windows-it, që e bën më të sigurt qasjen në kompani. /ameble