SHPËRNDAJE

Sot në ora 00:01, loja e mirënjohur World of Warcraft zgjerohet me edhe një kontinent. Është fjala për vazhdimin (expansion) e ashtuquajtur Mists of Pandaria.

Disa informata në vijim për ata që nuk janë njoftuar me World of Warcraft. World of Warcraft është lansuar me 23 Nentor 2004. Është një lojë e stilit MMORPG (massive multiplayer online role playing game) që shumë shpejt arriti të bëhet njëra prej lojërave më të popullarizuara me mbi 10 milion lojtarë në gjithë botën. Lojtari krijon një personazh dhe me të fillon aventurat në botën virtuale të quajtur Azeroth. Nëse ju jeni nga ata që keni dashur të vrisni demona, skeleta, dragona etj etj, atëherë duhet të provoni këtë lojë sepse është një satisfakcion.

Mists of Pandaria është vazhdimi i katërt i lojës dhe më poshtë është një listë e mundësive të reja:

  • Grafikë më të avancuar.
  • Personazhet mund të arrijnë nivelin 90.
  • Një kontinent i ri për të eksploruar.
  • Një racë e re, Panda (lojtari mund të krijojë personazh panda).
  • Një klasë e re, Monk
  • Një numër i madh i zonave të reja për të marrë pajisje për personazhin tuaj.
  • Magji të ridizajnuara etj.

Komuniteti shqiptarë në këtë lojë është relativisht i madh, dhe shumica janë të koncentruar në serverin “Frostmane” në ekipin Scuta-Gaming, kështu që nëse planifikoni të bleni lojën, sigurohuni që personazhin tuaj ta krijoni në Frostmane. Disa foto të lojës më poshtë.

[gallery, link=”file”]

|ameble|[divider top=”0″]

SHPËRNDAJE