SHPËRNDAJE

Phil Spencer XboxPhil Spencer nga tani udhëheqës i Xbox-it. Ky është titulli i tij i ri.

Çfarë do të thotë “Udhëheqës i Xbox-it”, për punën e tij? Ai është përgjigjur kështu: 

“Nga tani unë do të jem në krye të Xbox-it, Xbox Live dhe ekipeve kreative përfshirë Xbox Music, Xbox Video dhe Microsoft Studios, ne jemi ata të cilët do të sjellim gjeneratën e ardhshme të lojërave.”

Spencer ka marrë përsipër ketë pozitë e cila ishte e thatë që nga largimi i Don Mattrick. Mattrick ka lenë pozitën e tij në Microsoft vitin e kaluar në mënyrë që të bëhet Udhëheqës ekzekutiv i Zynga-s. Kurse Spencer deri tani ka udhëhequr vetëm departamentin Microsoft Studios.

Spencer, në bazë të bagazhit të tij që ka është shumë më i përgatitur dhe në rrjedha së çfarë kërkohet nga dashamiret e lojtarëve të konsolës Xbox. Konsola Xbox ka rënë disi në gjumë që nga paraqitja apo prezantimi i parë që u bë vitit të kaluar në ngjarjen E3.

Xbox Wire është nënvizuar një status ku thotë “A New Day at Xbox” (një ditë e re në Xbox), dhe ky vendim pra mund të jetë ai i vetmi për të cilin ky shërbim mund të ec përpara.

Me një fjalë, Spencer ishte një zgjedhje e mirë për udhëheqës të Xbox-it? /ameble

SHPËRNDAJE