SHPËRNDAJE

Kjo kompani ka hyrë në treg që katër vjet, megjithatë është shfaqur si një nga prodhuesit më të fortë të smartphone-ve në Kinë. Në vëllimin e shitjeve të saj kjo i ka lënë pas disa rivalë të mëdhenj.

Xiaomi si duket suksesin e saj do ta vazhdoj me tabletë e saj të ri MiPad, për të cilin disa thonë se është pozicionuar si një rival i mundshëm për iPad mini me ekran retinë nga Apple. Kompania tani ka pohuar se brenda katër minutave pasi që tableti doli në shitje, janë shitur 50.000 njësi të tyre. Ketë numër shitjesh lirishtë mund të thuhet se e ka bërë vetëm në Kinë.

 

Ngjashëm siç e ka bërë edhe me smartphone-t e saj Xiaomi ketë pajisje e ka paketuara me harduer të fuqishëm duke e mbajtur gjithashtu çmim konkurrues. Kjo e bën tabletin MiPad si një zgjedhje të mirë për të gjithë tabletet tjerë të ri në treg.

MiPad posedon ekranin IPS 7.9-inç me rezolucion 2048 × 1536 pikselë. Në brendësi posedon procesorin NVIDIA Tegra K1 me 2GB RAM dhe hapësirën për të dhëna më së paku 16GB e cila posedon edhe portën për kartelat microSD. Me kamerën e pasme 8 megapikselë, atë frontalen 5 si dhe një baterinë 6700 mAh, MiPad vjen në dispozicion në pesë ngjyra të ndryshme dhe shitet për rreth 240$ në Kinë. /ameble

SHPËRNDAJE