SHPËRNDAJE

Xiaomi_Red_Rice_3-AmebleVitin e kaluar, prodhuesi kinez Xiaomi tërhoqi vëmendjen e shume njerëzve nëpër botë duke lansuar ne treg telefona të mençur me procesorë katër-bërthamorë me çmime marramendëse duke filluar nga 130$.

Shumë shpejt kërkesa për telefonat e Xiaomit u rrit për shkak të nevojës që njerëzit kishin duke marre parasysh çmimin e këtij të fundit.

Mbi 100,000 njësi të këtij smartphone-i u shiten vetëm gjatë vitit të kaluar, 8000 njësi të kësaj pajisje u shiten online për vetëm 5 minuta në Singapore të Enjten e kaluar.

Së fundmi Xiaomi ka lansuar produktet e reja të linjës Redmi apo Red Rice dhe ka pranuar certifikimin TENAA (TENAA është verzioni i FCC-së kineze) për pajisjen mobile me përformancë të shkëlqyer dhe çmimin më të volitshëm.

Butonat e kuq të Android-it në pjesën e përparme të pajisjes identifikojnë pajisjen që është prodhim i linjës Redmi të Xiaomi-t.

Specifikat harduerike të këtij smartphone-i janë: ekrani 5.5 inç me rezolucion 720 x 1280, do të ketë dy versione të modelit të ri të Xiaom-it, njëri që ka procesorin tetë-bërthamorë 1.4GHz I krijuar nga MediaTek, dhe tjetri tetë-bërthamorë i fuqisë 1.7GHz.

Kjo pajisje ka kamerë të pasme prej 13 megapikselë dhe kamerë të përparme prej 5 megapikselë.

Cmimi i këtyre dy smartphone-ve pritet të jetë i ngjashëm me atë të versionit katër-bërthamorë që shitej prej 130 $. /ameble

SHPËRNDAJE