SHPËRNDAJE

Z2- AmebleSipas një raporti të DitiTimes zbulohet se Sony është prodhuesi i dytë i smartphone-ve që ka adoptuar teknologjinë e ftohjes përmes gypit të lëngshëm për produktet e veta, duke filluar nga Xperia Z2.

Kompania që paraprakisht kishte aplikuar një teknologji të tille në produktet e saj ishte kompania NEC nga Japonia me pajisjen MediaS smartphone.

Përgjatë kësaj kohe Samsung dhe Lenovo gjithashtu përpiqeshin qe të implementojnë këtë teknologji të ftohjes në pajisjet e tyre. Përderisa kjo teknologji konsiderohet si mjaft e sofistikuar  Samsung dhe Lenovo kanë vendosur që të mos merren me të për momentin.

Sipas disa thashethemeve, përflitet se arsyeja se pse Sony është vonuar me shitjen e Xperia Z2 është pikërisht defekti që është paraqitur me temperaturën e këtij të fundit gjatë procesimit.

Sony Xperia Z2 ishte publikuar pak muaj më parë në panairin më të madh të teknologjisë mobile MWC që u mbajt në Barcelonë dhe është pritur që të jetë i gatshëm për shitje para se Samsung dhe HTC të fillonin shitjen me produktet e tyre. Por, Xperia Z2 është vonuar në këtë drejtim, ngase shitja e tij nuk do të fillojë deri në muajin Qershor. Neve na mbetet të presim se a do të përdor Sony teknologjinë e ftohjes përmes gypit të lëngshëm në Xperia Z2 apo jo.   /ameble

SHPËRNDAJE