SHPËRNDAJE

Yahoo blen RockmeltYahoo ska të ndalur me blerje. Ajo se fundi ka blerë shfletuesin social të internetit Rockmelt. Stafi Rockmelt janë shumë të gëzuar pas shitjes se saj tek Yahoo dhe menjëherë e kanë bërë publike në blogun e tyre ku kanë shkruar se Yahoo dhe Rockmelt kanë të njëjtin qëllim, pra që tu ndihmojnë njerëzve të kenë me të lehtë të zbulojnë përmbajtjen e uebit.

Raportet e AllThingsD thonë se Yahoo ka paguar prej 60 deri në 70 milionë dollarë për këtë blerje. Kompania ka në plan të përdor teknologjinë e shfletuesit të njohur si “turbocharge”, si dhe pronat e saj mediale. Rockmelt është formuar në vitin 2000 dhe deri më tani ka rreth 4 milionë përdorues .

Aplikacioni mobil i shërbimit thuhet se e ka tërhequr më shumë drejtoreshën e kompanisë Yahoo, Marissa Mayer, e cila ka thënë se strategjia e biznesit të saj duhet të ketë fokus më të madh në industrinë mobile. |ameble|

 

SHPËRNDAJE