SHPËRNDAJE

Kompania Yahoo ka raportuar vjedhjen e 400,000 emrave të përdoruesve (user name) dhe fjalëkalimeve (password) për qasjen në uebfaqen e tyre si dhe në uebfaqet e kompanive tjera, duke thënë se hakerët kanë shfrytëzuar një dobësi të sigurisë në sistemet e tyre kompjuterike.

Zëdhënësja e kompanisë Dana Lengkeek nuk ka identifikuar kompanitë e tjera për kredencialet e të cilave ishin vjedhur dhe nuk tregoj se sa fjalëhyrje (logins) të vjedhura ishin në uebfaqen e tyre. Ajo tha se të dhënat ishin të futura në “një dosje të vjetër. “Ne jemi duke rregulluar ketë dobësi që çoi në zbulimin e këtyre të dhënave, duke ndryshuar fjalëkalimet e përdoruesve të prekur të Yahoo-së dhe duke njoftuar kompanitë tjera për llogaritë e përdoruesve (user accounts) të të cilave mund të kenë qenë kompromentuar,” tha ajo.

Një grup hakerësh kishte postuar me parë qindra e mijëra llogari të përdoruesve dhe fjalëkalime në një uebfaqe publike te internetit.

Kjo vjedhje vjen në vazhdën e një shkeljeje të raportuar muajin e kaluar nga shërbimi i rrjeteve të biznesit LinkedIn, e cila rezultoi në lirimin e 6.400.000 fjalëkalimeve të anëtarëve. |ameble| 

SHPËRNDAJE
  • Amiri

    Edhe kjo kur i ka ndodhe Yahoo-se, athere siguri nuk do te kene as faqet e tjera si hotmail, gmail apo ndoshta edhe facebook???

    Pergzime per punen qe jeni duke e bere. Suksese

  • shpresa

    yahoo-ja shume e pafat po eshte koheve te fundit..