SHPËRNDAJE

Nga tani keni mundësi të keni një smartphone me dy ekrane dhe këtë opsion e ofron YotaPhone . YotaPhone është brend i kompanisë Ruse YOTA për të cilin thuhet se në fund të muajit Nëntor pritet të lansohet në treg, ndërsa në tregun global pritet të jetë në dispozicion para Krishtlindjeve.

Për të kuptuar se për çfarë pajisje bëhet fjalë, shikojeni videon.

[youtube id=”CH6QmBDuXmA” width=”600″ height=”350″]

Sa i përket specifikave, YotaPhone nuk dallon shumë nga smartphone-t standard aktual. Pra, vjen me  ekranin 4.3 inç LCD me rezolucion 720 x 1280 pikëselë me mbështetje të ndërfaqeje të ekranit të pasem, procesorin 2-bërthamor 1.7 GHz, 2 GB RAM, 32 GB hapësirë të brendshme, WiFi, Bluetooth 4.0, GPS, 13 megapikëselë kamerën kryesore dhe 1 megapikëselë kamerën frontale si dhe një bateri 1800 mAh .

YotaPhone ka të integruar platformën Android Jelly Bean versionin 4.2.2. Aktualisht  nuk ka informata rreth çmimit të tij, në rast se publikohet ne do të ju mbajmë të informuar.|ameble|

SHPËRNDAJE