SHPËRNDAJE

Twitch YoutubeBurimet e ndryshme kanë raportuar se YouTube është afër një marrëveshje për blerjen e startup-it të shumë njohur Twitch, që është për lojëra drejtpërdrejt streaming. Marrëveshja po flitet të jetë 1 miliardë dollarë me komplet pagesë dhe pritet të mbyllet menjëherë. Wall Street Journal, në raportin e tyre kanë shkruar duke thënë se diskutimet janë “në fillim” dhe se “marrëveshja është ende larg.” Në qoftë së në mënyrë efektive arrihet kjo marrëveshje, atëherë një nga uebfaqet me të vizituara do të kalojë në duart e Google-it.

Detajet e marrëveshjes aktualisht janë të pakta. Megjithatë, nga ana e YouTube-it, ky hap mund të ndodh. Twitch është lansuar në vitin 2011 dhe si destinacion ka pasur video lojërat e drejtpërdrejta streaming. Aktualisht ka më shumë se 1 milionë përdorues unik çdo muaj që transmetojnë në platformën e tyre dhe sipas një studimi të kohëve të fundit nga DeepField, kjo sa i përket trafikut të gjerë renditet përpara Google-it.

Sido që të jetë të dy kompanitë nuk kanë dashur të komentojnë rreth kësaj. /ameble

SHPËRNDAJE