SHPËRNDAJE

Që një kohë të gjatë është përfolur rreth shërbimit YouTube Music, që tani është zyrtarizuar. YouTube të mërkurën ka lansuar zyrtarisht ketë shërbim të quajtur Music Key, ku abonimi mujor për të kushton 9.99$, ose 7.99 $ për një kohë të kufizuar. Shërbim u mundëson të dëgjoni muzikë nga sfondi, që do të thotë se edhe nëse e mbyllni kompjuterin, muzika mund të vazhdoj. Gjithashtu mund të caktoni video specifike për rishikim offline, kështu që mund të dëgjoni muzikë edhe nëse ju humb lidhja e internetit.

Ky shërbim përveç që ofron qasje në YouTube Music Video, shërbimi përfshinë edhe abonimin për Google Play Music, e cila ka më shumë se 30 milionë këngë dhe playlista të gatshme. Në ditët e ardhshme, do të kemi mundësi të shohim video të YouTube-it drejtpërdrejtë nga aplikacioni Google Play Music./ameble