SHPËRNDAJE

Kemi dëgjuar thashethemet rreth modelit Samsung Galaxy Grand gjatë javëve të fundit, pajisja tani është bërë zyrtare dhe kanë rrjedhur specifikat e plota për këtë smartphone të ri nga kompania Samsung.

Samsung Galaxy Grand përmban ekran 5 inç WVGA TFT LCD, ofrohet me procesorë dual core 1.2GHz, dhe pajisja vjen me Android 4.1.2 Jelly Bean.

Specifikat e tjera të Samsung Galaxy Grand, përfshijnë 1GB RAM, 8GB memorie e integruar dhe sloten microSD që mund të pranoj kartela deri 32GB, bateria 2100 mAh, WiFi, DLNA dhe USB 2.0.

Samsung Galaxy Grand posedon kamerë te dyfishtë, atë frontale 2 megapixel, në anën e pasme ka 8 megapixel, Bluetooth 4.0 dhe A-GPS.

Samsung Galaxy Grand do të jetë në dispozicion në dy versione të ndryshme, me një kartë SIM dhe me SIM të dyfishtë, ende nuk ka detaje për çmimet ose disponueshmërinë e tij. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE