SHPËRNDAJE

Henrique De CastroZyrtari i Lartë Operativ në Yahoo, Henrique De Castro, lë kompaninë pas vetëm me pak se një vit që kishte filluar në ketë pozitë. Si zyrtari i lartë operativ De Castro ishte përgjegjës për të kthyer shitjet zhgënjyese të reklamave në Yahoo. De Castro ishte larguar nga kompania Google si zëvendësshef në Partner Business Solutions, jo shumë kohë pasi Marisa Mayer kishte marr kryesimin në kompaninë Yahoo.

Henrique De Castro pritet të lë kompaninë me datën 16 Janar. Kjo mund të jetë më shumë një veprim nga ana e Yahoo-së, se sa që është vendim i De Castro-s. Sipas Kara Swisher nga re/code, shumica e punonjësve brenda Yahoo-së De Castro-n e referojnë si “Man Walking Dead” dhe kanë pritur largimin e tij në çdo moment. Sipas Swisher, ky zyrtar dhe Mayer shpesh nuk janë pajtuar në takime për të cilat një person ka thënë, “Nganjëherë me të vërtetë ishte vështirë.” Me sa duket de Castro ishte një personalitet i polarizuar nga të gjithë në Yahoo dhe kjo nuk e ka ndihmuar atë që të ketë sukses në shitjet e reklamave brenda kompanisë. /ameble

SHPËRNDAJE