SHPËRNDAJE

ZTE Blade L2ZTE njoftoi se modeli Blade L2 nga tani është në dispozicion edhe në Evropë, pikërisht në Spanjë dhe Greqi, ndërsa në vende të tjera të Evropës do të jetë në dispozicion më vonë gjatë vitit.

ZTE Blade L2 ka ekranin 5 inç FWVGA me rezolucion prej  480 x 854 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.3GHz.

Karakteristikat e tjera të ZTE Blade L2 përfshijnë 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme, kamera frontale 0.3 megapiksel, kamera kryesore 5 megapiksel me LED flash dhe auto fokus, bateria e fuqisë 2.000 mAh dhe vjen me sistemin Android 4.2 Jelly Bean.

Momentalisht nuk ka informata zyrtare se çfarë çmimi do të ketë modeli ZTE Blade L2 në Evropë. /ameble

SHPËRNDAJE