Edhe më herët është thënë se modeli HTC One M9 do të prezantohet në Kongresin Botërore të celulareve muajin e ardhshëm, dhe tani HTC ka konfirmuar datën e konferencës së tyre që do të mbahet me 1 Mars, në të cilën edhe zyrtarisht do të prezantohet modeli HTC One M9.

HTC ka postuar një foto në Twitter, duke konfirmuar se modeli i ri HTC M9 do të prezantohet në këtë ngjarje.

HTC One M9 Ftesa

Ajo çfarë është thënë deri më tani për HTC One M9, është se do të vijë me versionin e fundit të sistemit Android Lollipop, me një ekran 5 inç me një rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve i përkrahur nga procesori 64-bit 8-bërthamor Qualcomm Snapdragon 810 dhe 3GB RAM memorie.

Një fokus i madh është bërë edhe tek kamerat e celularit, duke përfshi atë kryesoren e për të cilën është përfolur se do të jetë 20 megapikselë si dhe ajo fronatle 13 megapikselë e dizajnuar për selfie.

HTC gjithashtu pritet të lëshojë edhe një version të ri të ndërfaqes HTC Sense. /ameble