Dhe siç ishte planifikuar, në ngjarjen e organizuar nga Apple, janë prezantuar dy modele më të reja të gjeneratës iPhone, iphone 6 dhe iPhone 6 Plus, të dy modelet të karakterizuar me ekranin Retinë HD.

iPhone 6

iPhone 6 vjen me ekranin LED-backlit IPS LCD 4.7 inç me rezolucion prej 1334 x 750 pikselëve, i përkrahur nga procesori më i ri nga Apple A8  me shpejtësi deri 25 % më të madhe të procesorit, me tri versione të hapësirës së brendshme 16GB, 64GB dhe 128GB që tregon se nuk përkrah microSD kartelën.

Karakteristikat të tjera të këtij modeli përfshijnë kamerën e pasme 8 megapikselë md 1.5μ pikselë me ƒ / 2.2 aperturë që përmban një sensor të ri me Fokus Pixels, të dizajnuara për të përmirësuar fokusin, kamera frontale 1.2 megapikselë dhe përkrahë rrjetet 2G, 3G, 4G LTE,  Wi-Fi, NFC, Bluetooth versioni 4.0 dhe po ashtu vjen me sistemin më të ri nga Apple iOS8.

iPhone 6

Dimensionet e modelit iPhone 6 janë 138.1 x 67 x 6.9 mm.

iPhone 6 versioni me 16GB do të kushtojë 199$, versioni 64GB 299$ dhe versioni 128GB do të kushtojë 399$ për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë 2 vjeçare.

iPhone 6 Plus

iPhone 6 vjen me ekranin LED-backlit IPS LCD 5.5 inç me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve, i përkrahur nga procesori më i ri nga Apple A8  me shpejtësi deri 25 % më të madhe të procesorit, me tri versione të hapësirës së brendshme 16GB, 64GB dhe 128GB që tregon se nuk përkrah microSD kartelën.

Karakteristikat të tjera të këtij modeli përfshijnë kamerën e pasme 8 megapikselë md 1.5μ pikselë me ƒ / 2.2 aperturë që përmban një sensor të ri me Fokus Pixels, të dizajnuara për të përmirësuar fokusin, kamera frontale 1.2 megapikselë dhe përkrahë rrjetet 2G, 3G, 4G LTE,  Wi-Fi, NFC, Bluetooth versioni 4.0 dhe po ashtu vjen me sistemin më të ri nga Apple iOS8.

iPhone 6 Plus

Dimensionet e modelit iPhone 6 janë 158.1 x 77.8 x 7.1 mm

iPhone 6 versioni me 16GB do të kushtojë 299$, versioni 64GB 399$ dhe versioni 128GB do të kushtojë 499$ për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë 2 vjeçare. /ameble