SHPËRNDAJE

Huawei-Honor-6-PlusKompania Kineze Huawei, lansoi smartphone-in e ri Huawei Honor 6 Plus, një pajisje me specifika harduerike shumë të larta.

Huawei Honor 6 Plus është përkrahur nga procesori 8-bërthamor me shpejtësi 1.8GHz Kirin 925, 3GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 128GB të tjera nëpërmjet microSD kartelës.

Huawei Honor 6 Plus vjen me ekranin 5.5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, dhe ka të integruar kamerën frontale 8 megapikselë, kamerën e pasme 13 megapikselë, baterinë e fuqisë 3.600 mAh dhe po ashtu përkrahë teknologjitë WiFi, Bluetooth dhe NFC.

Huawei Honor 6 Plus vjen në dy versione, me një SIM kartel i cili në fakt e përkrahë rrjetin 4G LTE dhe versioni me dy SIM kartela i cili përkrahë rrjetin 3G.

Çmimi i smartphone-it Huawei Honor 6 Plus do të jetë rreth 320$. /ameble

SHPËRNDAJE