LG G Pad 8.0 LTE

LG G Pad 8.0 LTE ka ekranin 8 inç IPS WXGA me rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga një procesor 4-berthamor me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës edhe për 32GB dhe përmban një bateri të fuqisë prej 4,200 mAh.

LG G Pad 8.0 LTE po ashtu ka të integruar edhe dy kamera, atë frontalen 1.3 megapiksel e dedikuar për video thirrje dhe kamerën e pasme 5 megapiksel e dedikuar për fotografi dhe video dhe perkrahë teknologjitë Bluetooth, GPRS, GPS, WiFi dhe 4G LTE.

LG G Pad 8.0 LTE do të vijë në një varg ngjyrash, të zezë, të bardhë, blu dhe ngjyrë portokalli dhe ptitet të ketë çmimin rreth 260$. /ameble